Ministrja gjermane, e besuara e Merkel, emërohet presidente e KE. Bie Weberi, shpresa e Bashës

Shtetet e BE kanë nominuar ministren gjermane të Mbrojtjes Ursula von der Leyen zyrtarisht si presidente e Komisionit Europian. Vendimi u mor në takimin e nivelit të lartë në Bruksel. Ajo do të jetë pasardhësja e Presidentit të Komisionit Jean Claude Juncker. Por vendimi duhet votuar edhe në Parlamentin Europian.

Më parë ishte politikani i i djathtë Manfred Ëeber ai që hoqi zyrtarisht dorë në momentet e fundit nga pretendimi për të marrë postin e Presidentit të Komisionit të BE. Zëdhënësi i tij i bëri të ditur agjencisë gjermane të lajmeve DPA se ai e dorëzoi mandatin si kandidat kryesor për Partinë Popullore Europiane. Në mbështetje për Ëeber ka lobuar edhe kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, që e kishte shpallur si kandidat ideal edhe gjatë mitingjeve të protestave të zhvilluara në Tiranë këto javët e fundit. Basha kishte investuar në emrin e Ëeberit, duke shpresuar që emërimi i tij t'i dhuronte një aleat të fortë në krye të Bashkimit Europian. Por kjo nuk ndodhi. Nga ana tjetër ministrja gjermane e Mbrojtjes, që doli fituese, është një bashkëpunëtore e ngushtë e kancelares, Angela Merkel, e cila deri tani ka shprehur mbështetjen e saj të hapur për kryeministrin Edi Rama.

Propozimi për presidenten e re të KE ka pasur mbështetjen e Francës dhe Spanjës. Edhe katër vende të Europës Lindore, Hungaria, Polonia, Çekia dhe Sllovakia e kanë mbështetur propozimin, siç bëri të ditur në një mesazh lëshuar në Tëitter zëdhënësi i qeverisë hungareze.

Kancelarja gjermane Angela Merkel abstenoi gjatë nominimit të Von der Leyen, sepse koalicioni i madh në Berlin nuk arriti në marrëveshje. Kryesia e socialdemokratëve nuk e pranon nominimin e saj.

Shefja e Bankës

Italiani Mario Draghi do të zëvendësohet nga shefja aktuale e Fondit Monetar Ndërkombëtar në krye të Bankës Qendrore Evropiane. Christine Lagarde njihet si drejtuese e FMN nga e gjithë bota. Fjala e saj ka patur peshë, qoftë për krizën e Greqisë, apo për konfliktin tregtar SHBA-Kinë. Tani 63 vjeçarja do të bëhet presidente e Bankës Qendrore Europiane.

Gjatë pjesëmarrjes në politikën franceze, duke filluar që nga 2005 ndër të tjera si ministre Financash dhe e Ekonomisë nën presidentët Jacques Chirac dhe Nicolas Sarkozy - ajo bëri emër si menaxhere krizash gjatë krizës financiare botërore dhe gjatë shpëtimit të Greqisë prej falimentimit. Në takimet e nivelit të lartë të G8-s dhe G20-s, ajo ka qenë gruaja e vetme mes ministrave të tjerë të gjithë burra. Së bashku me ministrin e atëhershëm gjerman të Financave, Ëolfgang Schäuble ajo krijoi në maj të vitit 2010 fondin e parë provizor për kapërcimin e krizës, i cili u krijua me garancinë e vendeve të euros.

Në fund të qershorit 2011, Lagarde u bë drejtuese e FMN, duke qenë gruaja e parë që ulej në këtë post. Që me ngjitjen në pushtet të Donald Trumpit, shefja e FMN nuk ka lenë asnjëherë rastin t'i shkojë pa folur për tregtinë e lirë botërore dhe pa paralajmëruar për rreziqet e proteksionizmit. Që prej kohës që ka qenë në qeverinë franceze, Lagarde shihet edhe si mbrojtëse e zjarrtë e interesave të Francës.

Kryediplomati

Ndërkohë, ministri i Jashtëm spanjoll, socialisti Josep Borrell, është i emëruari për postin e përfaqësuesit të lartë për Çështjet e Jashtme të BE. Socialisti Josep Borrell është ministër i Jashtëm i Spanjës që nga qershori 2018. Nga 2004 deri më 2007 ai ka qenë President i Parlamentit Europian. Studiuesi 72 vjeçar i ekonomisë, që ka edhe një master nga Universiteti amerikan Standford, Josep Borrell është aktiv në politikën spanjolle që nga fundi i viteve 1970, kur ka mbajtur poste në ministri të ndryshme. Nga 2010 deri më 2012 ai ka qenë President i Institutit europian të shkollave të larta në Florencë.

I lindur në Katalanjë, Borrell është kundërshtar i bindur i ndarjes së këtij rajoni nga Spanja. Për herë të parë në një qeveri spanjolle, Borrell, i biri i një bukëpjekësi, ka marrë pjesë në vitin 1984, kur u bë sekretar shteti për çështjet financiare. Në prill 1998 ai ka qenë kandidat i socialistëve për postin e kryeministrit në zgjedhjet e vitit 2000. Por për shkak të një afere me mospagimin e taksave nga dy punonjës të ministrisë së financave, atij iu desh të hiqte dorë nga kandidimi. Ai e kërkoi fatin më pas si deputet europian dhe nga 2004 deri 2007 ka qenë president i Parlamentit Europian.

Zëvendësimi prej tij i Federica Mogherinit duket se do të jetë pozitiv për Shqipërinë, duke dhënë shpresa për vijimin e politikës së afrimit të vendit tonë ndaj BE.

Presidenti

Ndërsa është kryeministri belg ai që do të bëhet më 1 dhjetor president i Këshillit të BE duke pasuar në post polakun Doland Tusk.

Aktualisht Charles Michel është i ngarkuar me detyrën si kryeministër i Belgjikës. Që prej zgjedhjeve parlamentare të fundit të majit, vendi me 11 milionë banorë është në kërkim të një qeverie të re.

Charles Michel, jurist, është që prej 1999 deputet në parlamentin belg dhe një kohë ministër për bashkëpunimin me vendet në zhvillim. Michel nuk është burrë i fjalëve të mëdha. Nganjëherë ai duket njeri i rezervuar. Kur Belgjika u trondit shumë pas sulmeve terroriste të marsit 2016, ai i mblodhi njerëzit pas vetes me mënyrën e tij të kujdesshme. Ka mundësi që kjo aftësi t' i shkojë mirë për shtat, kur të bëhet president i Këshillit dhe t'i duhet të ndërmjetësojë midis 28 vendeve të BE.

Michel është liberal dhe bën pjesë në grupin e partive që pas zgjedhjeve europiane iu bashkangjitën presidentit francez, Macron. Michel dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit në dhjetor 2018, katër vjet pas qëndrimit në post, pas një grindejeje me ekstremistët e djathtë flamë lidhur me politikën ndaj refugjatëve. Politikën ai e ka marrë që në djep. I ati Louis Michel ka qenë ministër i Jashtëm në Belgjikë dhe Komisar i BE.

Kryeparlamentari

Një figurë pozitive për marrëdhëniet me Shqipërinë duket se është përzgjedhur edhe për të drejtuar Parlamentin Evropian. Parlament zgjodhi ligjvënësin socialist italian David Sassoli për president të tij për dy vjet e gjysmë. Sassoli, 63 vjeçar, u zgjodh pas dy raunde votimesh në sesionin e parë të punës së parlamentit që doli nga zgjedhjet e muajit maj.

Sassoli, një ish gazetar nga Firence, është deputet i Parlamentit Evropian prej një dekade.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët