TIRANE - "Po përgatiten të ikin!" Këtë "alarm" ka lëshuar sot në profilin e tij në "Facebook", deputeti socialist Taulant Balla, për të akuzuarit e vrasjeve të 21 janarit, duke i kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm, të ndërhyjë në mënyrë urgjente për t'i ndaluar. Duket se reagimi i Ballës është nxitur nga një informacioni i marrë për pajisjen me pashaportë biometrike të gardistit Agim Llupo.
"Po përgatiten të ikin", - shkruan Balla. - " Me porosi të Flamur Nokës, në Drejtorinë e Policisë Tiranë, është pranuar aplikimi për pashaportë i të akuzuarit për vrasje me 21 Janar, Agim Llupo. Pas vendimit të turpshëm të 21 Janarit, që i la të lirë Ndrea Prendin dhe Agim Llupon, ky i fundit ka aplikuar javën e kaluar për një pashaportë biometrike. Kur ende pritet fillimi i shqyrtimit të çështjes në Apel, duket se Agim Llupo po përgatitet të largohet nga Shqipëria, ndërsa, Ndrea Prendi, e ka në disponim një pashaportë shërbimi.
"I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të kërkojë urgjentisht, ndalimin e largimit të tyre nga Shqipëria"- shkruan më tej Balla.- "Ndërsa Llupos dhe Prendit i them se edhe në Hënë po shkuan, do t'i gjejmë dhe se drejtësia për 21 Janarin, do të vendoset.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com