Balla vizitë në Emiratet e Bashkuara, takim me homologun Al Nayan! Propozohet ngritja e një task force të përbashkët për luftën ndaj krimit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ndodhet në një vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai është takuar me homologun e tij Saif Bin Zayed Al Nayan, në Abu Dhabi me të cilin ka diskutuar lidhur me çështjet e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë.  

Në një postim në rrjetet sociale, Balla ka ndarë një video ku është pritur në një takim nga zëvendëskryeministri dhe ministër i Brendshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Saif Bin Zayed Al Nayan. 

Gjatë takimit ministrat u dakordësuan për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, nëpërmjet ngritjes së Task Forcës së përbashkët që do të adresojë të gjitha çështjet e përbashkëta, ku përfshihet lufta kundër krimit, edhe asistenca që mund të përfitojë policia shqiptare nga qeveria e EBA. 

Gjithashtu gjatë takimit u diskutua për ngritjen në një nivel tjetër të bashkëpunimit edhe sa i përket ekstradimeve dhe emergjencave civile.

Prononcimi i ministrit Balla nga Abu Dhabi:

"Marrëdhëniet me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) janë në nivelin e tyre më të mirë, kjo falë edhe një raporti të drejtpërdrejt bashkëpunimi mes Presidentit, Lartësisë së Tij Sheikut Mohamed Bin Zayed dhe Kryeministrit Rama, por edhe në nivel bashkëpunimi ndërmjet dy ministrive.

Me Ministrin Said Bin Zayed patëm një diskutim të gjatë por të frytshëm mbi disa çështje që mendoj se kanë rëndësi sa i përket bashkëpunimit në luftën kundër krimit dhe në mënyrë të veçantë kundër krimit të organizuar, bashkëpunimit sa i përket asistencës dhe marrjes së eksperiencës së vyer që tashmë EBA kanë sa i përket teknologjisë që ata përdorin në menaxhimin e trafikut, sa i përket identifikimit të personave të kërkuar. Dhe po ashtu edhe jemi ndalur edhe në një diskutim të gjerë lidhur me përballimin e situatave të vështira që lidhen me emergjencat civile. Kemi kërkuar marrjen e asistencës nga ana e qeverisë dhe e Agjencisë së Mbrojtjes Civile në mënyrë që të përballojmë disa prej sfidave që kemi përpara.

Po shkojmë drejt sezonit të verës dhe kujtova këtu faktin që vitin e kaluar kemi pasur një numër të konsiderueshëm zjarresh, 834 zjarre të cilat është e pamundur të përballohen vetëm nga gjithë ekipet e tona dhe infrastruktura që kemi për mbrojtjen kundër zjarrit. Në këtë aspekt dua të ndaj me ju edhe faktin që kemi diskutuar për çështje që lidhen me bashkëpunimin mes Interpol Tiranës dhe Interpol Abu Dhabit. Theksoj që bashkëpunimi ka qenë i mirë. Kemi pasur disa raste pozitive të trajtimit në mënyrë të veçantë e po ashtu do të vazhdojmë diskutimin për këtë çështje edhe me Ministrin e Drejtësisë për një çështje që ka marrë shumë vëmendjen në Shqipëri, që lidhet me ekstradimin e personave të kërkuar nga drejtësia shqiptare drejt Shqipërisë.

Me Ministrin Said Bin Zayed ramë dakord, me propozimin e tij, të ngremë së bashku një Task Force mes dy ministrive, pjesë e së cilës të jenë dhe dy policitë tona, për të adresuar të gjitha çështjet e përbashkëta ku përfshihen edhe çështjet që lidhen me luftën kundër krimit, edhe asistenca që mund të përfitojë policia shqiptare nga qeveria e EBA. Këtu përfshihen edhe çështje për të cilat do të diskutojmë nesër me Ministrin e Drejtësisë sa i përket ekstradimeve apo deportimeve."

Gjatë takimit, Balla i ka dhënë homologut Al Nayan fanellën e kombëtares shqiptare.

 

 

B.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • koli: 22/04/2024 16:28

    Lere mo task forcen po bej marrveshjen e ekstradimit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja