Balla zbulon detajin e paditur deri më tani nga super-grabitja në Rinas (VIDEO)

Teksa policia nuk ka dhënë ende një informacion zyrtar mbi dinamikën e shkëmbit të zjarrit mes tyre dhe grabitësve në Rinas apo mbi identitetin e tre autorëve të tjerë, në parlament dalin detaje të reja.

Numri dy i socialistëve flet edhe për plagosjen e një tjetër grabitësi, përvec vrasjes së Admir Muratajt. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se përveç të vrartit gjatë shkëmbimit me policinë, Admir Murataj, policia ka lënë të plagosur edhe një prej grabitësve, i cili së bashku me tre bashkëpunëtorët e tjerë mundën të arratiseshin pas ndjekjes nga policia. 

"Më lejoni që në emër të mazhorancës dua ta falënderoj dhe përgëzoj Policinë e Shtetit për reagimin,  për herë të parë pas kaq shumë vitesh të ngjarjeve të ngjashme,  jo vetëm në kohë por të vënë në një sulm me armë të rënda, Policia e Shtetit ka arritur të asgjesojë njërin prej kriminelëve dhe të ketë plagosur njërin prej tyre. Të jeni të bindur se deri javën e ardhshme, kur kemi dhe interpelancën, rezultatet e punës së Policisë së Shtetit do të jeni të tilla që të paktën të merrni mundimin e të falenderoni për herë të parë punën e Policisë së Shtetit. Sot Kuvendi i Shqipërisë është në ditën për të nxitur Policinë e Shtetit që të godasë me forcë çdo akt të tillë kriminal sikurse ka reaguar dy ditë më parë", tha Balla.

Policia e Shtetit ka dhënë vetëm një informacion paraprak ditën kur ndodhi grabitja, më 9 prill, pa dhënë se sa është vlera monetare e grabitur, që 4 banka të nivelit të dytë në Shqipëri do e transportonin për depozitim në Vienë me avion nga Rinasi. Po ashtu, nuk është saktësuar ende zyrtarisht, nëse Adrmit Murataj u vra nga policia, apo nga vetë bashkëpunëtorët grabitës, siç janë ngritur disa pretendime. 

Më herët gjatë ditës së djeshme, edhe zëvendëskryeministri Erjon Braçe nxorri informacione që policia nuk i ka deklaruar zyrtarisht, duke thënë se të gjithë personat që u përfshinë janë identifikuar dhe po punohet për arrestimin e tyre.

"Prioritet tani kapja e banditeve! Ndaj mbështetje për çdo oficer te policisë te përfshire ne hetime e operacionin e pandërprere ne terren! Pas kësaj, padiskutim analize e plote e çdo elementi qe ka cenuar rende sigurinë nga bankat ne aeroport, masa te forta për çdokënd! Gjithe mbështetjen për Policinë e Shtetit; Burrat qe u përballen dje me  një prej bandave me te rrezikshme ne vend dhe eliminuan drejtuesin e saj; Burrat qe po hetojnë intensivisht dhe qe kane identifikuar çdo bandit te përfshire; Burrat qe janë ne territor e vijojnë ndjekjen" deklaron Braçe.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Enver Hoxha: 11/04/2019 20:30

    Epo shyqyr qe u be perseri parti-shtet, se nuk po me zinte vendi ne varr... Keshtu ka lezet: lajmet qe duhet te jape ministri i brendshem ose drejtori i pergjithshem i policise, i jep Sekretari i Partise !!!

    Përgjigju
  • Vicidoli: 11/04/2019 16:30

    U mbush mendja o milet me dasht maloku ju ben gjemen

    Përgjigju
  • Ridvani: 11/04/2019 14:10

    Paret u gjeten? Ate na thuaj

    Përgjigju
  • rroku: 11/04/2019 12:43

    Kete malokun duhet ta bejne PISHTAR TE DEMOKRACISE..... Keta jane ushtaret e Saliut.....

    Përgjigju
  • Brezi i djegur: 11/04/2019 12:27

    E thane edhe deshmitaret dje qe kishin pare nje tjeter te plagosur, hajde mos I beso miletit po deshe....

    Përgjigju
    • Tan_Tironci: 11/04/2019 18:39

      Ke te drejte. E tha deshmitari per te plagosurin. Nuk eshte lajm me.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen