Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka zbuluar investimin e radhës të qeverisë. Balla shkruan në ‘Facebook’ se investimi do të jetë në qytetin e Përrenjasit, ku bëhet fjalë për rikonstruksionin e Qendrës Kulturore.
Sipas tij, kjo qendër kishte humbur tërësisht funksionin për shkak të gjendjes pothuajse të rrënuar dhe qeveria shqiptare në bashkëpunim me atë italiane do të investojnë në rilindjen e kësaj qendre kulturore, që iu shërben të gjitha grupmoshave.
“Investimi i radhës i Qeverisë në qytetin e Prrenjasit është rikonstruksioni i Qendrës Kulturore, e cila e kishte humbur tërësisht funksionin për shkak të gjendjes pothuajse të rrënuar. Qeveria shqiptare në bashkëpunim me Qeverinë italiane përmes programit IADSA do të investojnë në rilindjen e kësaj qendre kuturore multifunksionale në shërbim të të gjitha grupmoshave”, shkruan Balla.
Heu Po kush Po pjerdh per Prrenjasin? Ku eshte corapekuq dhe Hajdar
Përgjigju