TIRANE - Në Komisionin e Integrimit mazhoranca ka votuar njëanshmërisht, ende pa u mbyllur diskutimi për amendimet e opozitës, ligjin për kontrollin e pasurive të zyrtarëve të lartë. Edhe në këtë komision nuk munguan debatet mes mazhorancës dhe opozitës pas pyetjeve nga deputetët e opozitës të cilët kërkuan informacion të detajuar se sa ishte masa e rritjes së gjobave për ata zyrtare që i shmangen deklarimit të pasurive. Përfaqësuesit e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Kontrollit të Pasurive në komision, deklaruan se gjobat janë dyfishuar dhe kjo llogaritet në bazë të pagave të pushtetarëve.
Deputeti socialist, Taulant Balla nuk ishte dakord me arsyetimin që dhanë përfaqësuesit e ILDKP duke deklaruar se gjobat duhet të jenë më të larta ndaj zyrtarëve që nuk bëjnë deklarimin e pasurive madje edhe të bëhet kallëzim penal ndaj tyre.
Por nënkryetarja e Komisionit të Integrimit, Mesila Doda, në replike ndaj Ballës deklaron se Komisioni i Integrimit nuk është komision përgjegjës për projektligjin dhe se opozita po e përdor këtë çështje.
Pas këtyre debateve u kërkua 5 minuta pushin dhe seanca rinisi në fillim vetëm me përfaqësuesit e opozitës dhe me pas erdhën dhe deputetët e mazhorancës. Kreu i këtij komisioni, Ditmir Bushati, e rihodhi në votim draftin dhe e quajti atë të miratuar unanimisht, por nga ana tjetër demokratët nuk morën pjesë në këtë proces, duke njohur votimin që kishin bërë vetë para se të linin sallën e mbledhjes.
(kz/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com