Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla paralajmëroi nga Parlamenti se do të dorëzojë të tjera prova në SPAK që vërtetojnë vjedhjen e paimagjinueshme të pronës së kompleksit “Partizani” nga Sali Berisha. Nga 'Foltorja' e Kuvendit, Balla akuzoi Berishwn se ka marrw kompesim me prona në Dhërmi për tokat e tij në Viçidol
“Po fliste para pak minutash një grabitës pronash i paimagjinueshëm. Ky grabitësi i kërkon ndjesë ish pronarëve, që ka njohur pronbat e veta nga Viçidoli në bregun e Dhërmiut. Kompesim të pronave të Viçidolit në Dhërmi. Si ka mundësi që ky është pronar pronash ën Dhërmi. Si ka mundësi që është pronar tokash në Gjirin e Lalëzit, ku janë të gjithë këta rraca e këtyre. Ky grabitësi i pronave vodhi edhe pronën në qendër të Tiranës, Kompleksin Partizani. Nesër do t’i ccoj sërish prona të tjera shtesë SPAK-ut se si nuk i është kthyer pronarëve dhe është grabitur Kompleksi Partizani. Nga ky që flet këtu për të drejtat e pronarëve, tha Balla.
Privatizimi i kompleksit ‘Partizani’ është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme. Në këtë padi të bërë më herët nga Balla akuzohen për shpërdorim detyre ish-kryeministri Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami.
Klubi sportiv "Partizani" ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes që qëndronte këtu, jo shumë larg nga qendra e Tiranës, ku sot mund të shihni këtë grup me 17 kulla në Rrugën "Frosina Plaku", tek ish Fusha e aviacionit, qendra më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, me përmasa 26.000 metra katrorë, qe në fund u pagua vetëm 14.000 euro.
Në atë tokë sot janë ndërtuar dhe po ndërtohen ende dhjetra kulla të kompleksit Magnet 1 dhe Magnet 2 që vlejnë 4.000 herë më shumë, nga të cilat Jamarber Malltezi, dhëndri i ''doktorit", është bashkëpronar me mbi 40% të aksioneve. Një çështje e errët që prodhoi fitime prej dhjetëra miliona eurosh. Falë ligjit të transparencës, për herë të parë, e gjithë dosja për privatizimin e '' Kompleksit sportiv Partizani '' ka dalë nga arkivat e ministrive me kërkesë të gazetarëve investigativë të Report TV, të cilët e studiuan atë për muaj me radhë.
Lexo këtu edhe investigimet e Report Tv për privatizimin e 'Kompleksit Partizani' nga 'klani Berisha'
INVESTIGIMI I
INVESTIGIMI II
INVESTIGIMI III
Lajmi kryesor: