Gjatë përgjigjes për deputeten e PD-së Elda Hoti, avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka deklaruar se nuk ka pasur kërkesa nga minatorët e Spaçit, të cilët prej disa ditësh janë ngritur në protesta.

“Jo nuk kemi pasur asnjë kërkesë nga asnjë minator e Spaçit në Mirditë”, tha Ballanca.

Më tej Ballanca tha se Avokati i Popullit nuk ka mandat për sektorin privat, ku ka kërkuar edhe ndryshimin e ligjit.

“Atëherë, rregulli i parë, që në ndërhyjmë një cështje, është kur ka ankesa, e cila është mjeti i parë procedurial. Ai është rregulli. Ne mund të ndërhyjmë edhe në një cështje me iniciativë. Kur kemi të bëjmë me cështje që kanë të bëjnë me sektorin privat dhe në rastin konkret, punëdhënësit janë pjesë e sektorit privat, ne jemi më shumë për të marrë kërkesa, në mënyrë që të ndërhyjmë, pasi avokati i popullit nuk kamandat për sektorin privat. Dhe duke mos pasur mandat, cfarë rekomandimi që ne do të japim për të drejtat e njeriut. Mandati i avokatit të popullit duhet të zgjerohet edhe në sektorin privat. Kjo është edhe një kërkesë e OKB. Në ligjin e ri ne kemi kërkuar që mandate i avokatit të popullit të zgjerohet edhe në sektorin privat”, tha Ballanca.

 


Lajmi kryesor:

Avokati Popullit në Kuvend, raporton Erinda Ballanca: Duhet mbështetje financiare! Vetëm 23% e rekomandimeve janë zbatuar