Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka raportuar në Kuvend mbi veprimtarinë e institucionit që drejton për vitin 2024. Gjatë fjalës së saj, Ballanca u ndal tek problematikat e institucionit që drejton, teksa tha se vetëm 23% e rekomandimeve të Avokatit të Popullit janë zbatuar. Gjithashtu ajo bëri thirrje për mbështetje më të madhe financiare për Avokatin e Popullit.
“Në 3 legjislatura kanë pasur fatin të paraqes këtë raport dhe kam qenë dëshmitare e hapave para dhe pas të institucionit. Nis me punën projektligjin e ri për avokatin e popullit. Është një përpjekje për të sjellë institucionin në një nivel tjetër përgjegjësie. Synojmë që përmes nesh qytetarët të kenë më shumë garanci për të drejtat. Ajo që është sfidë, është zbatimi i rekomandimi i avokatit të popullit, ku vetëm 23% janë të zbatuara plotësisht ndërsa 40% ndonëse janë të pranuara, nuk kanë gjetur zbatim tërësor. Rekomandime të pazbatuara dhe pse të pranuara janë 14%, vetëm 7% janë refuzuar. Duhet mbështetje më e madhe financiare", tha Ballanca
Më tej Ballaca tha se raporti për vitin 2024, është pasqyra e marrëdhënies të qytetarit me shtetin e cila sipas saj, u karakterizua nga zhvillimet globale për të drejtat e njeriut dhe zhvillimin e ligjit. Avokatja e Popullit tha se ka pasur rënie të treguesve të ligjit jo vetëm në Shqipëri, po në mbarë botën.
Ky raport është një detyrim Kushtetues, nëpërmjet të cilit Avokati i Popullit informon Kuvendin mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në vend. Ky raport është pasqyra e marrëdhënies të qytetarit me shtetin, në një kohë ku në mbarë botën po vihet në provë. Viti 2024 është karakterizuar nga zhvillimet globale për të drejtat e njeriut dhe zhvillimin e ligjit. Raportet e KE, e institucioneve të tjerë ndërkombëtare, konstatojnë një prirje shqetësuese që quhet ‘Proceset Graduale të Erozionit Institucional’, ku qeveritë demokratike dëmtojnë mekanizmat, kufizojnë liritë apo minojnë institucionet e pavarura. Këto tendeca janë evidentuar në 60% të shteteve për vitin 2024. Pra nuk është vetëm Shqipëria, por ka shumë vend e që kanë përjetuar rënie të treguesve të ligjit për shumë vite me radhë”, tha Ballanca.
Po ashtu Ballanca the theksuar në fjalën e saj përpara deputetëve se Shqipëria ka mundësinë që të tregojë që forca e institucioneve, nuk qëndron në pushtet, por në pavarësinë e tyre.
"Edhe pse Shqipëria ka bërë progres në forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe në rrugën e saj për në BE, sfidat mbeten të mëdha. Sic thekson edhe KE në raportin e saj të fundit për Shqipërinë, ruajtja e pavarësisë, integritetit dhe mandatit të avokatit të popullit, është garantore për të ruajtur një sistem për mrbojtën të drejtat e njeriut. Gjej rastin të thekson që ky Kuvend, ka shansin e duhur që të përmbyllë, duke respektuar në çdo gërmë dhe frymë opinionet e Komisionit të Venecias, për përzgjedhjet e titullarit të ri të institucionit”, tha Balanca.
Ndërsa e pyetur mbi verifikimet lidhur me arrestimin e Presidnetit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Ballanca tha se janë gjetur disa shkelje nga ana e policisë gjatë momentit të arrestimit të ish-presidentit.
“Nuk kemi gjetur shkelje të institucionit të drejtësisë. Kemi mandat të kufizuar për sa i përket institucionit të drejtësisë. Sa i përket policisë së shtetit, kemi gjetur disa shkelje. Jo të gjitha pretendimet e paraqitura në media kanë qenë të bazuara. Ajo që kemi identifikuar është që mënyra e ndalimit është në kundërshtim me ligjin përkatës, sepse nuk është respektuar dinjiteti njerëzor i zotit Eida. Kishte problematikë me njësinë dalluese dhe me uniformën që duhet përdorur nga forcat speciale”,- tha Ballanca.
Po ashtu gjatë përgjigjes për deputetët në Kuvend, Ballca tha se mandati i Avokatit të Popullit duhet të zgjerohet edhe në sektorin privat.
Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar raportin e Avokatit të Popullit në Kuvend, teksa tha se paraburgimet masive, tregojnë dështimin e drejtësisë.
Po ashtu Berisha ka deklaruar se vrasja e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja tregon se vjen mungesa e drejtësisë.
“Sot diskutojmë raportin e Avokatit të Popullit në Kuvend, në një vend Kushtetuta është një letër e vdekur dhe të drejtat themelore të njeriu janë të humbura dhe inekzistente. Sot janë trajtuar paraburgimet masive. Një dëshmi e shëmtuar e dështimit të drejtësisë, një dhunim masiv i të drejtave të qytetarëve, një mohim i vërtetë për një proces të ligjshëm. Natyrisht në këtë dramë të madhe, Avokatit i Popullit ndodhet në pozicionin ‘bir Selman i nënës, cilin të qaj më të parin’. Një situatë dramatike si kjo nuk ekziston në asnjë diktaturë në botë. Qytetarët e një vendi kanë të drejta themelore, sic është procesi gjyqësor i drejtë.
Si në asnjë vend tjetër, presin 16 vite për drejtësi. Kur unë mendoj se kreu KLD, deklaron se nga një vitin në tjetrin, afati 16 vjetor, është shkurtuar me 16 ditë. Ju garantoj që edhe në diktaturë, qytetarët e vendeve të tjera janë më të përfillur sesa në Shqipëri. Drejtësi e munguar. Drejtësi që shkakton shpërthime. Ne e pamë vrasjen e gjykatësit, që kurrë nuk pranohet. Pra kemi të bëjmë me mohimin e një të drejte, që shqiptarët janë ndarë nga shoqëria parashtetërore. Edhe në perandorinë osmane dhe në diktaturë e kanë gëzuar. Sot ligjin e gëzojnë vetëm qeveritarët”, tha Berisha.
Më tej kryedemokrati tha se drejtësia e munguar po i çon shqiptarët në vetëgjyqësi.
“Çfarë drejtësie bëhet fjalë, sipas kreut të KLGJ, zbardhja e vendimeve kërkon 1200 ditë. Shkoni në burgje dhe shihni sesi djemtë e ri janë aty. Në këtë kontekst dhe duke vlerësuar të gjitha qëndrimet e Avokatit të Popullit, i cili është edhe në kushte pamundësie që të iu lexojë ligjin atyre që s’kanë as ligj dhe as moral. Përsëri mendoj që ky institucion duhet të jetë zëdhënës i fuqishëm i gjendjes dramatike të qytetarëve shqiptar dhe e kësaj reforme që i shtyu shqiptarët vetëgjyqësi”, tha Berisha.
E pyetur mbi verifikimet lidhur me arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, tha në Kuvend se janë gjetur disa shkelje nga ana e policisë gjatë momentit të arrestimit të ish-presidentit.
“Nuk kemi gjetur shkelje të institucionit të drejtësisë. Kemi mandat të kufizuar për sa i përket institucionit të drejtësisë. Sa i përket policisë së shtetit, kemi gjetur disa shkelje. Jo të gjitha pretendimet e paraqitura në media kanë qenë të bazuara. Ajo që kemi identifikuar është që mënyra e ndalimit është në kundërshtim me ligjin përkatës, sepse nuk është respektuar dinjiteti njerëzor i zotit Eida. Kishte problematikë me njësinë dalluese dhe me uniformën që duhet përdorur nga forcat speciale”,- tha Ballanca.
Por, Avokatja e Popullit theksoi se vetë Ilir Meta ka firmosur 2 dokumente në të cilat pranon se nuk është dhunuar në asnjë moment nga policia.
“Ai nuk ka pretenduar dhunë nga policia e shtetit. Ka dy dokumente, një në prezencë të avokatit dhe një në momentin e parë të hyrjes në bllokun e sigurisë, ku ai ka pranuar që nuk është dhunuar”,- tha Ballanca.
Gjatë përgjigjes për deputeten e PD-së Elda Hoti, avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka deklaruar se nuk ka pasur kërkesa nga minatorët e Spaçit, të cilët prej disa ditësh janë ngritur në protesta.
“Jo nuk kemi pasur asnjë kërkesë nga asnjë minator e Spaçit në Mirditë”, tha Ballanca.
Më tej Ballanca tha se Avokati i Popullit nuk ka mandat për sektorin privat, ku ka kërkuar edhe ndryshimin e ligjit.
“Atëherë, rregulli i parë, që në ndërhyjmë një cështje, është kur ka ankesa, e cila është mjeti i parë procedurial. Ai është rregulli. Ne mund të ndërhyjmë edhe në një cështje me iniciativë. Kur kemi të bëjmë me cështje që kanë të bëjnë me sektorin privat dhe në rastin konkret, punëdhënësit janë pjesë e sektorit privat, ne jemi më shumë për të marrë kërkesa, në mënyrë që të ndërhyjmë, pasi avokati i popullit nuk kamandat për sektorin privat. Dhe duke mos pasur mandat, cfarë rekomandimi që ne do të japim për të drejtat e njeriut. Mandati i avokatit të popullit duhet të zgjerohet edhe në sektorin privat. Kjo është edhe një kërkesë e OKB. Në ligjin e ri ne kemi kërkuar që mandate i avokatit të popullit të zgjerohet edhe në sektorin privat”, tha Ballanca.
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca gjatë raportimit në Kuvend, ka deklaruar se Shqipëria ka mundësinë që të tregojë që forca e institucioneve, nuk qëndron në pushtet, por në pavarësinë e tyre.
Po ashtu ajo tha se ruajtja e pavarësisë, integritetit dhe mandatit të avokatit të popullit, është garanci për të ruajtur një sistem për mbrojtën të drejtat e njeriut.
‘Ne kërkojmë me forcë që të drejtat e njeriut të mbeten në themelin e shteti demokratik dhe paqes sociale dhe është mburoja e parë ndaj autotarizmit institucional dhe lirive qytetarëve. Shqipëria ka mundësinë që të tregojë që forca e institucioneve, nuk qëndron në pushtet, por në pavarësinë e tyre, sepse respekti për ligjin është garanci për të drejtat themelore të njeriut. Ky Kuvend ka një rol themelor, që institucionet Kushtetuese të jetë të plota, funksionale dhe të mbështetura në mënyrë që të ruhet ekuilibri institucional dhe të shmanget cdo formë e rrëshqitjes demokratike. Edhe pse Shqipëria ka bërë progres në forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe në rrugën e saj për në BE, sfidat mbeten të mëdha. Sic thekson edhe KE në raportin e saj të fundit për Shqipërinë, ruajtja e pavarësisë, integritetit dhe mandatit të avokatit të popullit, është garantore për të ruajtur një sistem për mrbojtën të drejtat e njeriut. Gjej rastin të thekson që ky Kuvend, ka shansin e duhur që të përmbyllë, duke respektuar në çdo gërmë dhe frymë opinionet e Komisionit të Venecias, për përzgjedhjet e titullarit të ri të institucionit”, tha Balanca.
Komente










