Balla-opozitës: Rezolutën për Kosovën ta miratojmë për debat, ju e doni të sulmoni Ramën

Ministri i Brendshëm Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend tha se opozita nuk ka hallin e Kosovës, por ka hallin që të sulmojë Edi Ramën.

‘Folën kryetarët e grupeve parlamentare dhe folën me një gjuhë, ju nuk keni hallin e Kosovës por keni hallin si të sulmoni Edi Ramën. Ju nuk keni hallin e Kosovës! Këtu duhet miratimi një orë e më parë pa debat, pasi e doni debatin që të sulmoni qeverinë e vendit tuaj. Ai ishte qëndrimi më korrekt që është mbajtur.’- tha Balla.

Fjala e plotë e Taulant Ballës

Mendoj qe harxhimi i më shumë se një orë i kohës së Kuvendit të Shqipërisë, përpjekja madje për të krijuar situata të papranueshme në Kuvendin e Shqipërisë, duke shkuar deri te bllokimi i foltores. Në një kohë që mesazhi që duhet të japë Kuvendi i Shqipërisë për Kosovën, është mesazhi i bashkimit.  Dhe këtu duhet të jeni shumë të qartë që qëndrimi i Shqipërisë është një qëndrim i fortë, i vendit amë, natyrshëm, dhe qëndrimet e Kryeministrit Rama janë qëndrimet e duhura në këtë kohë të vështirë.

Por ajo që më vjen shumë keq është përpjekja e opozitës në Shqipëri për të krijuar një situatë të pakuptimtë në Kuvendin e Shqipërisë në kohën kur Kuvendi i Shqipërisë duhet të ketë vetëm një mesazh, atë të përbashkimit, të miratimit të projekt-rezolutës së paraqitur nga grupi parlamentar i PS, ku jeni të mirëpritur të kontribuoni. E meqenëse njëri këtu tha “ne duam debat”! Për çfarë e doni debatin ju?!
Merrni pak shembull nga Kuvendi i Kosovës. Po, u mblodh Kuvendi i Kosovës. 

Nuk pati debat Kuvendi i Kosovës. Folën vetëm kryetarët e grupeve parlamentare, të cilët folën me një gjuhë. Ju nuk e keni hallin e Kosovës. Ju keni hallin si të sulmoni Edi Ramën. S’keni fare ju hallin e Kosovës. Nuk mund ta kenë hallin e Kosovës ata që kanë furnizuar Serbinë me naftë, kanë thyer embargon, që këtu dhe 30 vite më parë!
Prandaj znj. Kryetare e Kuvendit dhe natyrshëm besoj që kam dhe mbështetjen e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, propozimi në këtë situatë duhet të ishte, miratimi një orë dhe më parë i rezolutës pa debat. Nuk ka nevojë për debat. 

Për çfarë e doni debatin ju?! Ju e doni debatin për të sulmuar qeverinë e vendit tuaj! Ndërkohë që Shqipëria dhe Kuvendit i Shqipërisë ka nevojë për të miratuar një qëndrim, i cili, në atë rezolutë që unë kam parë në grupin tonë parlamentar, është qëndrimi më korrekt që duhet të mbajë sot Shqipëria në atë situatë, ku të dënojë sulmin dhe natyrshëm t’i gjendemi pranë Kosovës. Këtë presin edhe kolegët tanë në parlamentin e Kosovës, të cilët edhe ata janë të mbledhur në Kuvend.


Lajmi kryesor:

Rrëzohet kërkesa për ndryshimin e komisionit të Reformës Zgjedhore, opozita proteston, bllokon foltoren dhe podiumin në Kuvend! Dështon votimi


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë