TIRANE- Elsa Ballauri, Kryetarja e Grupit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut reagon ndaj videos së publikuar nga A1 Report duke e quajtur veprim diskriminimi të hapur ndaj komunitetit rom nga ana e bashkisë së Tiranës.

“Rasti i diskriminimit është shumë i hapur prepotent. Një grup policësh veprojnë në mënyrë të ashpër dhe përballen me jetën dhe mbijetesën e tyre.
Është rast i pastër diskrimini dhe indiferencës së bashkisë për të punuar për integrimin e një komuniteti.

Nëse bashkia ka një indeferencë të madhe ndaj romëve, kjo është negative dhe më bën pesimiste se nuk jep një figurë e mirë për integrimin dhe sigurimin e qytetarëve të Tiranës”- deklaroi Ballauri, duke shtuar se do ta ndiqte nga afër këtë cështje.
(sg/shqiptarja.com)