I dënuari me burgim të përjetshëm Admir Tafili dhe bashkëpuntori i drejtësisë Kristi Pine,janë ballafaqur në sallën e gjyqit me njëri-tjetrin duke debatuar për kohët që dikur kanë qënë miq dhe bashkëpuntorë në disa krime. Tafili, ka pohuar se vrasjet Pine i ka kryer për llogari të vetë dhe marë gjakun e dajës së tij të vrarë dhe jo me urdhërin e tij.
Nga ana tjetër Tafili ka shtuar se pas refuzimit të azilit të familjes së tij, me kërkesën e Tafilit Pine ka bërë roje në pallatin ku ishte ngujuar gruaja dhe tre fëmijët e mitur.
Më sillte celularë në burg
Gjashtë muaj nga nisja e procesit gjyqësorë ndaj tij i akuzuar si kreu i organizatës kriminale të vrasësve me pagesë është paraqitur për herë të parë në gjyq. Admir Tafili ka mohuar se ai qëndron pas vrasjeve të kryera nga Kristi Pine si dhe ka akuzuar këtë të fundit për mashtrim. “Kristi Pinen e kam njohur në burgun e Bradasheshit. Kam qënë unë i pari ai që i kam folur pasi i kam parë një tatuazh në krah dhe e kam pyetur se çfarë domethënie kishte ai tatuash. Kristi më është përgjigjur se e kishte bërë për nder të dajës së tij të vrarë, për të cilin do të hakmerej. E kam pyetur se kush ishin hasmit e tij, ai më është përgjigjur se ishte Ibrahim Mani nga Shkodra”-ka deklaruar Tafili.
Sipas tij ai nuk e ka urdhëruar të kryejë asnjë vrasje dhe se nuk dinte se çka kishte bërë Kristi Pine. “Nga shoqëria që krijuam në burg, kur Pine doli unë i kërkova që sa herë të vinte për të më takuar të më sillte 2 ose 3 celularë të cilët unë i shisja me 400 euro për të burgosurit dhe Pines i jepja 100 euro. I kam kërkuar të më sillte dhe kokainë në burg por nuk më ka sjellë. Ndërsa për shumë kohë deri në ditën e arrestimit Pine ka punuar për mua duke ruajtur familjen time pas refuzimit të azilit, gruan dhe tre fëmijët dhe këtë punë e ka bërë deri ditën që u arrestua”-ka deklaruar i dënuari me burgim përjetë Tafili.
“Ta mbroj familjen me kokën time”
Por, kjo deklaratë e Tafilit është kundërshtuar nga Pine i cili theksoi para trupit gjykues së çfarë ai ka treguar për mënyrën se si jepeshin urdhërat e vrasjeve nga Tafili që qëndronte në burg janë të vërteta. Mes dy të pandehurve si anëtar të grupit kriminal të vrasjeve me pagesë nuk munguan replikat, teksa Tafili i shpjegoi gjykatës se kish paguar Pinen me 3000 euro për të blerë një armë “Scorpions” dhe një pistoletë, Pine e pyeti këtë të fundit duke ju drejtuar: “Tregoi gjykatës pse ta kam ruajtur familjen me kokën time poshtë pallatit dhe pse të kam kërkuar tre mijë euro?”. Grupi i drejtuar nga Tafili i prangosur më 15 Janar të 2015 akuzohet për një sërë krimesh mes tyre për 4 vrasje, 5 tentativë vrasje, vendosje tritoli gjobvënie dhe plagosje. Nën akuzë për krimet e organizatës janë Admir Tafilaj, Kristi Pine, Elson Merdani, Dritan Peksani, Alfred Qefalia, Adrian (Isuf) Uzuni, Klajdi Shermadhi, Aleksandër Gora, Fatos Koka, Albano Beqiraj, Dhimitër Zito, Kalem Hyka dhe Besnik Daci.
Alfred Qefalia
I arrestuari tjetër i këtij grupi kriminal ka folur në gjyq se gjatë marrjes në pyetje është rrahur nga prokurori i çështjes duke i thyer njërin nga brinjët. Qefalia pretendoi se i është bërë presion.
Deklarata
“Pine ka punuar për mua duke ruajtur familjen time pas refuzimit të azilit, gruan dhe tre fëmijët dhe këtë punë e ka bërë deri ditën që u arrestua”.

Admir Tafili

Kristi Pine
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO