“Droni” shpëton Ballist Morinën, Kroacia nuk ia dorëzon Serbisë, e dërgon në Itali

Një lajm i mirë ka ardhur për kryetifozin kuqezi, Ismail Morinën, apo siç e njohin të gjithë, “Ballist” Morinën. Ai nuk do të ekstradohet në Beograd, siç kishte kërkuar pala serbe, por në Itali, madje kjo gjë ka ndodhur që dje. Zagrebi ka refuzuar kërkesën e Beogradit duke mos pranuar që të ekstradojë shqiptarin për t’u gjykuar në Serbi, ku rrezikonte deri nw 8 vite burg. Nuk dihen shumë detaje nga transferimi, por Ballisti ka pasur probleme edhe me drejtësinë italiane. Si për ironi të fatit, ka qenë pikërisht ‘droni’ që ka shpëtuar shqiptarin nga ekstradimi në Serbi. 

Majin e vitit të kaluar ai u kap teksa po manovronte një dron në një zonë të ndalur në Genova. Sipas medieve italiane, Morina do të hidhte një dron me një parullë kundër presidentit të Genoa-s, dhe e gjitha kjo ishte organizuar nga ultrasit e këtij ekipi. Policia italiane, pasi i bllokoi pasaportën, do ta ndiqte çështjen e në gjendje të lirë. Ballist Morina erdhi ilegalisht në Shqipëri dhe gjatë kthimit në rrugë tokësore për Itali për t’iu bashkuar familjes së tij, u ndalua në Kroaci, aty ku u zbulua edhe fletë arresti nga Serbia, por Zagrebi në fund nuk pranoi ekstradimin e tij duke e dërguar në Itali.

Morina akuzohet nga Serbia për nxitje të urrejtjes mes popujve pasi ngriti dronin në tetor të vitit 2014 në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, ndërkohë që avokati i tij ka mundur të shmangë ekstradimin drejt Beogradit.  Ismail Morina është rezident në Itali prej shumë vitesh, aty jeton edhe familja e tij. “Ballisti” është arrestuar në qershor të 2017-ës, pasi kishte një urdhër-arrest për të nga Serbia. Në Kroacia u zhvilluan  disa seanca gjyqësore, madje Morina ka kërkuar edhe azil politik, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Por të paktën tashmë Morina i ka shpëtuar ekstradimit në Serbi dhe fakti që ai do të shkojë në Itali, do të thotë se ka sinjale pozitive edhe për lirimin e tij

Incidenti në Itali me dron që shpëtoi Ballistin nga ekstradimi në Serbi
Në maj të vitit 2017, nisur nga fama që mori pas ngritjes së dronit në Serbi, Ballist Morina u kontaktua nga tifozët e Genoa-s për t’u dhënë leksione në mënyrë që të ngrinin një dron gjatë një proteste që kishin planifikuar kundër presidentit të ekipit pas rezultateve shumë të dobëta të skuadrës. Pas pranimit të ftesës, shqiptari vendosi që një ditë të ndihmonte ultrasit e Genoa-s duke bërë prova në një kodër.

Por vendi që shqiptari dhe ultrasit e ekipit të futbollit të Genoa-s kishin zgjedhur për të bërë prova nuk lejohej dhe policia i ndaloi. Morinës iu bllokua pasaporta dhe po hetohej në gjendje të lirë nga autoritetet italiane. Megjithëse i ishte bllokuar pasaporta, Morina vendosi që të vinte në Shqipëri ilegalisht, ndërkohë që vendosi që sërish ilegalisht të rikthehej në Genoa duke tentuar të kalojë nga Mali i Zi.

Në Dubrovnik, Morina u ndalua nga autoritetet, ndërsa gjatë kontrollit iu zbulua se kishte një fletë-arresti nga Serbia. Pikërisht këtu filloi edhe ‘lufta’ e fortë diplomatike e dy vendeve. Serbia kërkonte ekstradimin me cdo kusht të Morinës për ta gjykuar për ngritjen e dronit që shkaktoi përplasjen e madhe në ndeshjen e futbollit. Pas 9 muajsh, Gjykata Kroate vendosi që ta ekstradonte, ndërsa fjala e fundit i takonte ministrit të Drejtësisë, i cili pas disa muajsh shqyrtim vendosi që të mos e dorëzonte në Serbi, por në Itali.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët