Ismail Morina i njohur gjerësisht si Ballisti i famshëm që ngriti dronin në ndeshjen Serbi-Shqipëri në Beograd, një vit më parë, ka marrë të drejtën e autorit për aktin e tij.

Ai ka publikuar në Facebook dokumentin që i jep autorsinë për veprën e kryer dhe nën të ka shkruar: “E mbrojtur… Keni livadhis boll në shpinën e patriotizmit!”.

Tani askush nuk mund të thotë që ka ngritur dronin në Beograd, ndryshe Ballisti do marrë masa.
ballist morina
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)