Ismail Morina (Ballisti) teksa qendron prej 3 muajsh  i burgosur në Dubrovnik të Kroacisë në pritje të vendimit për t’u ekstraduar në  Serbi, sot është njoftuar për një lajm të gëzueshëm.

Ai ka marrë një lajmin e mirë ditën e sotme, pasi është bërë baba me një djalë, transmeton Opinion.al.

Mësohet se djali i porsalindur do të mbajë emrin Falamur në respekt të gjestit të babait  në Beograd, në ndeshjen e 14 tetorit në Beograd mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Familjarët e tij konfirmojnë se djali i “Ballistit” gëzon shëndet të mirë dhe lajmi i ka shkuar edhe babait në burg,  ku është në pritje të vendimit për të marrë vendimin e ekstradimit.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com