TIRANË- Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Klevis Balliu thotë se Enkelejd Alibeaj nuk ka asnjë tagër ligjor për të ankimuar vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila njohu ndryshimet e statutit të Sali Berishës. Në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, Balliu thotë se ky vendim nuk ankimohet pasi Alibeaj nuk ka qenë palë në çështje.
“Nuk ka ndonjë logjike juridike që unë mund ta shpjegoj. Janë çështje personale të tij, logjikë juridike nuk ka. Mund të ketë interes politik, për të bërë pak zhurmë, por nga pikëpamja juridike nuk ka logjikë. Nuk mund të ankimosh për një çështje që ti nuk je palë në atë çështje. Alibeaj është kryetari i grupit parlamentar. Në këtë çështje nuk ka qenë pjesë. Kur është filluar çështja ata kanë refuzuar të kenë qenë pjesë.
Balliu thotë se Partinë Demokratike tashmë e kontrollon Komisioni i Rithemelimit, ndërsa thekson se Enkelejd Alibeaj nuk është kryetari i komanduar i partisë, por thjesht kreu i grupit parlamentar. Sipas Balliut, Basha nuk është dorëhequr, por ai është shkarkuar zyrtarisht nga vendimi i Gjykatës së Tiranës nga momenti që njohu ndryshimet e Kuvendit të 11 dhjetorit.
“Grupin parlamentar e kontrollin PD. Grupi parlamentar është një institucion që njihet nga Komisioni i Rithemelimit i cili drejton sot partinë dhe kryetari i grupit është Enkelejd Alibeaj. Ai është zgjedhur ligjërisht, por Alibeaj dhe kushdo tjetër duhet të njohë realitetin politik. Nuk mund të thuash nuk njoh vendim gjykate, 6 marsin, shumicën. Ajo është nul nga momenti që vendosi kuvendi 11 dhjetorit, ai vendim është nul. Basha zyrtarisht nuk është i dorëhequr, zyrtarisht është i shkarkuar. Nuk është kryetar i komanduar”, u shpreh Balliu.
Klevis Balliu ka pasur edhe një koment për deklaratën e Lulzim Bashës pasi dha dorëheqjen nga kreu i partisë. Ai thotë se Basha ka vetëm një synim me deklaratat e tij “ishalla nuk bashkohen demokratët”.
“Artikulimi i tij, ka vetëm një mision, ishalla nuk bashkohemi. Nëse i vëmë një titull deklaratave të tij janë ishalla nuk bashkohemi për mua është degradim i tij. Deklarata që të shpreson që të mos bashkohen demokratët janë të turpshme. Në kuadër të bashkimit shtymë zgjedhjet për kryetar dege”, vijoi Balliu.
Partia Demokratike është një proces zgjedhor në bazë. Balliu thotë se po zgjedhin delegatët të cilët më pas do të votojnë në Kuvendin e 30 prillit për kreun e ri të demokratëve. Sipas Balliut, pasi të ngrihen institucionet e rëndësishme të partisë, do nisin edhe bisedimet për strategjinë që do përdorin për t’u përballur me mazhorancën.
“Jemi në proces zgjedhor në bazë, për të zgjedhur edhe delegatët e Kuvendit, që do votojnë për anëtarët të Këshillit Kombëtar. Më pas do kemi zgjedhjet për kryetar partie dhe më pas anëtarët e kryesisë. Me një diskutim me të gjitha institucionet më të larta të partisë do të vendoset edhe projekti jonë për hapjen e partisë dhe plani ynë si opozitë për rrëzimin e qeverisë. Këta duhet të ecin të dyja njëkohësisht se edhe hapja e partisë i shërben rrëzimit të qeverisë edhe aksioni opozita ka nevojë për afrimin e figurave intelektuale”, përfundoi Balliu.
Si ka mundesi qe intervistoni budallenjte?
Përgjigju