Deputeti demokrat, Klevis Balliu ka folur nga protesta e agravuar e banorëve të 'Unazës së Re', që po zhvillohet përpara Kuvendit. Ai u shpreh se parlamenti gjendet në të vërtetë midis njerëzve dhe jo brenda Kuvendit. Balliu iu drejtua kryeministrit Edi Rama, duke thënë që të marrë guximin e të dalë për t'iu përgjigjur qytetarëve ndaj projektit që pritet të prekë edhe shtëpitë e tyre.
Këto qytetarë po protestojnë për një përgjigje, për të mbrojtur pronën e tyre. Kjo parti rri vetëm në Kuvend, nuk do as qytetaret e asnjë. Ai parlament përfaqeson sovranin, që sot ndodhet këtu.Ajo sallë është kthyer në sallën e banditëve. Ky është parlamenti, le të vijnë këtu të japin përgjigje, Kërkonin vota i morën, tani le të japin përgjigje. Këta policië, këta uniforma janë të shtetit. Merruni me qytetarët, Rama të merret me tullat e qytetarevë shqiptarë e jo me të atyre banditëve që i ka shokë.
Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike
Balliu vijoi më tej, duke thënë se qeveria duhet t'i japë një përgjigje banorëve të 'Unazës së Re' pasi ia kërkon ligji e Kushtetuta.
Lajmi kryesor: