Balliu te ‘5 pyetjet’: Në 5 janar do shkojmë të lirojmë zyrën nga uzurpatori Basha, nëse tenton të na ndalojë provokim për demokratët

TIRANË- Ajo se çfarë do të ndodhë në 5 janar, afati i fundit që i ka lënë Sali Berisha Lulzim Bashës është e paqartë, por mbështetësit e të dyja palëve bëjnë deklarata të ndryshme e flasin për skenarë të paqartë. Klevis Balliu, i rreshtuar krah Berishës, i ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ në Report Tv tha se nuk do të ketë dhunë, por quan provokim nga Basha nëse ai do të bëjë rezistencë.

“Demokratët kanë çelësat për të gjithë bravat që ai ka.  Një konfrontim fizik mes demokratëve është shëmtuar dhe nuk lejohesh dhe çdo kush që e provokon atë, qoftë me bravat se ka shkuar deri sa ka hedhur vaj. Këto janë të shëmtuara nëse do të përplaset demokratët me njëri tjetrin është i shëmtuar. Ne do të shkojmë në seli për të larguar uzurpatorin e zyrës dhe strukturat aktuale do të marrin në dorë për të udhëhequr partinë. Ndalimi i tyre është provokim, dhe ata nuk e lejojnë”, tha Balliu.

Përballë gazetarit Ilir Babaramo, Balliu hodhi një sërë akuzash në drejtim të Bashës, e ndërsa shprehet i bindur se ai po bashkëpunon me Edi Ramën.  

Basha ka përdorur partinë si shtëpi kukullash për interesat dhe hallet e veta duke lënë demokratët të përballen me një situatë jo të mirë. “Protestat nuk zgjidhin dot”, nuk e gjen rast të dytë në botë që një kryetar opozite u kërkon qytetarëve që të mos dalin në protestë siç bëri që të mos dalin kundër Ballkanit të hapur, interesat  e tij dhe bashkëpunimi i tij është me qeverinë, akuzat që ngre për Ramën, unë i besoj ndryshe nga Basha që i bën ndoshta për interesa të vetes", pwrfundoi Balliu. 

Pas disa tentativave për të pushtuar me forcë selinë e Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka lënë afat Lulzim Bashës deri në 5 janar 2022, për t’u larguar nga selia bashkë me lidershipin e tij. Në të kundërt, Sali Berisha ka sinjalizuar se do të rrethojë me mbështetësit e tij selinë blu, duke nënkuptuar mundësinë e largimit të Bashës me forcë. Nga ana tjetër, Basha ka deklaruar se po përgatitet për të përballuar të gjithë skenarët e Sali Berishës. Dy grupet, pasi kanë shkarkuar dhe nuk njohin njëri-tjetrin, kanë nisur edhe një betejë ligjore, e cila në fund do të përcaktojë se kush do ta kontrollojë selinë e PD.

B.K./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës