'Ballkan i Hapur', Zusi në Report Tv: Shqipëria përfiton në turizëm, por nuk eksportojmë dot produktet blegtorale! Duhet zgjidhur ngërçi! Kriza e luftës do sjell mungesë ushqimesh

Kreu i Shoqatës së Eksportuesve Alban Zusi ka qenë i ftuar sot në Report ku ka folur për rëndësinë e nismës Ballkani i Hapur, lehtësirat dhe benifitet që mund të sjellë kjo për eksportuesit shqiptarë dhe për Shqipërinë.

Në studion e emisionit “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu Zusi se vendi ynë i ka rritur eksportet me vende si Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

“Shqipëria ka rritur eksportet me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha ai.

I pyetur në lidhje me shiftat e deklaruara më parë nga Ministria e Bujqësisë në lidhje me eksportet me vendet e rajonit kreu i Shoqatës së Eksportuesve u shpreh se ka predispozicion për ti besuar por kjo rritje nuk duhet të mbetet e kufizuar vetëm në produkte si perimet dhe frutat.

“Unë kam presdispozicion  për ti besuar, dhe pse kur kam qenë funksionar i ministrisë kam qenë dëshmitar i shifrave të deformuara por nëqoftëse thuhet se ka një rritje unë do doja ta besoja dhe shpresoj që ky rend të jetë në rritje. Kjo rritje edhe nëse ekziston do të jetë e limituar e kufizuar brenda atij sektori që eksporton, fruta perimeve”, tha Zusi.

I pyetur për benifetet qe do të sjellë Ballkani i Hapur Zusi u shpreh se pret përfundimin e samitit që po zhvillohet në Ohër mes liderëve të rajonit.

“Unë pres që gjërat ti shoh pas takimit të sotëm pasi mendohet të nënshkruhet një seri aktesh me karakter aplikativ sepse për momentin ne po vuajmë për të marrë certifikata fitosanitare, veterinare dhe për produkte që e kanë rrugën e hapur. Unë kam vite që mundohem të bëj një certifikatë import eksporti me RMV dhe nuk e kam ende, kjo është humbje kohe. Mendoj se ky samit do të shërbejë për të kaluar”, tha ai.

Për situatën që ka shkaktuar lufta në Ukrainë dhe mungesa e disa produkteve gjë që u tha dhe nga ministrja Ibrahimi në Kuvend Zusi tha se kjo problematikë duhet të ishte ngritur më parë dhe se do ketë mungesë të disa produkteve në treg.

“E ka përmendur me shumë vonesë ketë problematikë , unë kam 3 muaj që them se do ketë mungesë produktesh në treg, vaj, drithërat por kjo do sjellë edhe problematika edhe tek ato produkte që vijnë nga këto”, tha ai.

Shqipëria do të përfitojë shumë nga turizmi me anë të kësaj nisme ama rrezikojmë ikjen e intelektualëve apo profesionistëve të rinj liria e lëvizjes mes vendeve të rajonit tha Zusi në lidhje me mundësitë për një lëvizje më të lirë mes vendeve.

“Pjesa e turizmit është gjë pozitive pasi në këtë sektor ne jemi fituesit, nga pikëpamja ekonomikë jemi ne që fitojmë, ndërsa për diplomat mund të sjell një problem pasi të shkolluarit tanë mund të shkojnë tek këto vende, dhe ne duhet të bëjmë çmos që trurin dhe mendjen ta mbajmë këtu qoftë edhe duke i hequr taksat shtresë së mesme”, tha ai.

E.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë