Conference League, skuadra e vetme shqiptare që merr pjesë, Ballkani i Kosovës i drejtuar nga Ilir Daja, ka barazuar 1-1 kundër rumunëve të Cluj.

Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ kaluan të parët në avantazh vendasit, duke gëzuar pafund tifozët dhe duke menduar se 3 pikët nuk ishin vetëm një ëndërr. Gjithsesi golit të Thaçit rumunët iu përgjigjën në minutën e 91 duke barazuar me Matias.

Ballkani në grupin G përveç CFR Cluj gjendet edhe me Slavia Pragës dhe Sivaspor.