'Ballkani i Hapur', Rama: Gjermania e mbështet, kërkon nënshkrimin e marrëveshjes para Samitit BE-Ballkan! S'mund të përfshijmë me zor askënd

'Ballkani i Hapur', Rama: Gjermania e mbështet, kërkon nënshkrimin e marrëveshjes para Samitit BE-Ballkan! S'mund të përfshijmë me zor askënd

Kryeministri Edi Rama

Pasi qeveria gjermane ka dalë hapur në mbështjetje të nismës "Ballkani i Hapur", ka reaguar kryeministri Edi Rama. Kryeministri thotë qe qeveria gjermane përveçse e mbështet nismën kërkon me urgjencë që të nënshkruhet marrëveshja për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor.

"ÇUDI"! Qeveria gjermane e mbështeska Open Balkan ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë prej atyre që s'pyesin për Amerikën dhe jo vetëm kaq, po kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor".

Pavarësisht se qeveria gjermane thotë se "Ballkani i Hapur duhet të jetë gjithëpërfshirës, Rama thekson snuk mund të përfshijnë në të askënd me zor por as nuk do të presin derisa t'u mbushet mendja.

"Open Balkan thotë qeveria gjermane duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe po, patjetër, kështu duhet të jetë e ndaj dera është e hapur, por as nuk përfshijmë dot kënd me zor, as nuk rrimë dot të presim sa t'u mbushet mendja atyre që s'duan të kuptojnë se kjo është rruga e të ardhmes", shton Rama.

Në iniciativën “Ballkani i Hapur”, që më herët njihej me termin “mini-Shengeni”, marrin pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Kryeministri  Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nënshkruan një deklaratë të përbashkët, e cila bazohej në zbatimin e lëvizjes së lirë të mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve. 

Me 29 korrik 2021, kur “mini-Shengeni” e ndryshoi emrin gjatë një forumi ekonomik në Shkup, Rama, Vuçiq dhe Zaev edhe njëherë i ftuan vendet e tjera të rajonit që t’i bashkohen nismës. Nismat për bashkëpunim rajonal po i përkrahin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania. Megjithatë kësaj nisme s’po i bashkohet Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, mendon se iniciativa e “mini-Shengenit” është nismë pa vizion për rajonin. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vota: 12/08/2021 15:02

    Votojeni perseri se vetëm vrimën do tju hapë ! Një kryeminister që do hyje si me palla në hostorine tone

    Përgjigju
  • Ahdjdk: 12/08/2021 03:14

    Cile rruge e te ardhmes qenka “ballkani i hapur” o Km vk? Ti vete je vrasesi me i madh i te ardhmes shqiptare. Nese je kaq i sigurte (se i mencur as qe behet fjale) pyete popullin Shqiptar ane e mbane botes nese jugosllavia eshte e ardhmja e shqiperise dhe shiko cfare te thone. Keshtu i mbyll gojen gjithsejcilit, por s’je ashtu burri ti. Je i llojit tjeter....burre prostitucional.

    Përgjigju
    • Solo: 12/08/2021 06:39

      Krye K. të flasim për punët e tia dhe jo të merret me punët e botës. Për një vend në podium thyen e përçan. Ska mësuar as nga 1878,1912, 1941-48, 1968, 1981, 1991, 1997.

  • Sabri: 11/08/2021 17:10

    Rame! Ty te ka zgjedhur Shqiperia, dhe jo Kosova, prandaj bej çka eshte me e mira per Shqipetaret. Ato leri ne hallin e vet, dhe shpresojme qe ta kuptojne sa me shpejt qe bota nuk rrotullohet rreth Kosoves.

    Përgjigju
    • Sabrire: 12/08/2021 03:18

      Sabri...mungesa e zgjuarsise tende dhe prania e inferioritetit mendor dhe shpirteror nuk duhet te kulmoje me dorezimin e lirise jetesore ndaj nje qenieje psikopatike sic eshte ky burrua i diskutuar ne artikull. Ti e di per ke e kam fjalen.

  • Arbëri: 11/08/2021 16:02

    A ka Shqipëria probleme tjera me rëndësi vitale, apo e ke problemin e vuqiqit dhe serbis! Kryeminister i kujt je…???

    Përgjigju
    • Taulant: 12/08/2021 17:03

      @Taulant, KM është i zgjedhur. Nuk është mbret absolut. Shqipërinë dhe Kosovën nuk i ka pronë të babës. Dhe nuk duhet të përçajë e te llomotisë.

    • Jags: 11/08/2021 17:04

      Eshte km i ktij timit.

    • Taulant: 11/08/2021 16:20

      Kryeminister i Shqiperise dhe i pararend zhvillimeve qe pritet te na i bej gati BE-ja qe s'po i rruhet per Ballkanin hic. Eshte zgjedhur te udheheqe dhe jo t'i veje mases nga pas dhe perfshirja ne kete nisme eshte pjese e vizionit te tij per t'u dhene qytetareve te vete si zhvillim, ashtu dhe prosperitet dhe integrim. Nuk eshte inferior dhe paranojak, ndersa Vucicin ua ka lene juve ne KS te beni politike te brendshme.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?