Conference League zhvilloi këtë të enjte ndeshjet e kthimit për turin e dytë. Nga rezultatet në 90 minuta, vetëm Ballkani ia doli t'i bashkohet Partizanit dhe Strugës, duke mbajtur lart flamurin shqiptar në Evropë. Nga përballjet e djeshme janë eliminuar Tirana, Dukagjini, Drita dhe Shkupi.
Në Irlandën e Veriut, Ballkani i Ilir Dajës ka bërë një paraqitje fantastike, duke mundur 1-4 kampionët e Larne. Me rezultatin e përgjithshëm 1-7, Ballkani vijon më tej në turin e tretë të Conference League. Për suharekasit shënuan Gripshi (dopietë), Rrahmani dhe Kryeziu.
Në "Fadil Vokrri" të Prishtinës, Drita humbi 1-2 me Viktoria Plzen. Çekët nuk e patën të lehtë kundër gjilanasve, me ndeshjen që u vendos pas 111 minutave lojë. Durosinmi shënoi për miqtë në të 76 minutë, teksa Krasniqi barazoi për Dritën. Në shtesën e gjatë për shkak të problemeve me prozhektorët, Plzen shënoi në minutën e 90+21 me Jirka, për të "fikur" Dritën.
Në Kroaci, Rijeka nuk i la asgjë rastësisë duke mundur 6-1 Dukagjinin e Armend Dallkut. Tripleta e Ivanovic, Pasalic, Goda dhe Djouhra shënuan te vendasit, ndërsa Zulfiji shënoi për Dukagjinin golin e flamurit.
Në Bullgari, Levski i Sofies mundi 1-0 Shkupin. Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut ishte e pafat, duke mos shfryrëzuar rastet. Me rezultatin e përgjithshëm 3-0, Shkupi largohet nga Evropa.
S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.5%
-
Pak
20.6%
-
Nuk kam mendim
5.9%
Vota total: 742
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fiorentina kalon me përmbysje, Chelsea s'e diskuton kualifikimin! Katër çiftet çerekfinale në Conference League
14 Mars, 09:21
-
Chelsea fiton në Copenhagen, Fiore mposhtet në Athinë! Rezultate surprizë në Conference League
7 Mars, 09:37
-
Sot 16 ndeshje, në fushë Europa dhe Conference League! Chelsea e Lazio në udhëtim, Roma pret Bilbaon
6 Mars, 12:58
-
Conference League/ Betis siguron kualifikimin, humbet Panathinaikos! Surprizon Heidenheim
14 Shkurt, 09:12
-
Ish-ministrja maqedonase Jankullovska lirohet nga akuzat në rastin “Fortesa”
13 Janar, 19:45
-
Telashe të reja për linjën Shqipëri-Maqedoni e Veriut/ Pezullohet ndërtimi, qeveria e Shkupit ndërpret kontratën me Energoinvest
10 Janar, 15:42
-
FIFA bllokon merkaton e Vllaznisë, e pësojnë edhe tre klube të tjera shqiptare
30 Dhjetor 2024, 08:52
-
Hidhet shorti i Conference League, mësoni tetë përballjet e fazës play-off
20 Dhjetor 2024, 13:29
-
Conference League zhvilloi ndeshjet e fundit në grup, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe ato në play-off! Sot shorti
20 Dhjetor 2024, 09:19
-
Conference League/ Chelsea fiton mes ngricës dhe kalon në 1/8, Fiorentina shënon 7 gola! Bie Legia
13 Dhjetor 2024, 09:53
-
Zyrtare/ Në gjurmët e Ilir Dajës, FC Ballkani firmos me Orges Shehin
6 Dhjetor 2024, 15:48
-
Kërkesat për azil në Europë nga shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova mbeten të larta
4 Dhjetor 2024, 15:20