Ballkani Perëndimor hyn në 2015-ën me 2,3 milion të papunë
SARAJEVË, 31 dhjetor /ATSH-AA/ – Viti 2015 e gjen rajonin e Ballkanit Perëndimor me 2 324 427 të papunë, të regjistruar në entet shtetërore të të papunëve. Sipas të dhënave të fundit zyrtare, në Kosovë numri i të papunëve është 268 000. Kosova kështu vitin 2014 do ta përfundojë me shkallën e papunësisë prej 35,1 […]
/ATSH-AA/ - Viti 2015 e gjen rajonin e Ballkanit Perëndimor me 2 324 427 të papunë, të regjistruar në entet shtetërore të të papunëve.
Sipas të dhënave të fundit zyrtare, në Kosovë numri i të papunëve është 268 000. Kosova kështu vitin 2014 do ta përfundojë me shkallën e papunësisë prej 35,1 për qind.
Në Malin e Zi, sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Punësim (ZZZCG), janë të regjistruar 3 414 të papunë, ndërkohë që shkalla e papunësisë është 14,93 për qind.
Në Maqedoni sipas dhënave nga tetori 2014, numri i të papunëve ishte 175 225 persona, përkatësisht 28,6 për qind.
Në Shqipëri, gjatë tremujorit të tretë të vitit, numri i të punësuarve të moshës 15-64 vjeç është 1 043 058 persona. Numri i personave të papunë të moshës 15-64 vjeç është 219 585 persona. Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2014 në Shqipëri për popullsinë e moshës 15- 64 vjeç shkalla e papunësisë ishte 17,4 për qind. Për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç shkalla e papunësisë është 32,4 për qind.
Në Serbi, sipas drejtorit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Zoran Martinoviç, të regjistruar të papunë janë 741 000 persona, që do të thotë se shkalla e papunësisë në këtë vend është 17,6 për qind.
Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Punë dhe Punësim të Bosnje-Hercegovinës, Zhelko Rajiç, ka deklaruar këtë javë se në këtë vend aktualisht në nntet për punësim janë të regjistruar 547 319 persona të papunë. Pra, shkalla e papunësisë në BH është 27,5 për qind, ndërkohë që shkalla nominale e papunësisë në BH arrin deri 44 për qind.
As në Kroaci nuk është situata aspak më e mirë, ku, sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, shkalla e të papunëve për nëntor arriti 19,2 për qind. Të dhënat në faqen zyrtare të internetit të Entit Kroat për Punësim (HZZ) tregojnë se janë regjistruar 314 820 persona të papunë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
47.1%
-
Jo
48.8%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 9275
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Visar Zhiti: 470 vjet Meshar dhe një lutje presidentit
5 Janar, 22:49
-
VIDEO/ Roma fiton 2-0 derbin kundër Lazios, futbollistët përleshen në 'Olimpico'
5 Janar, 22:40
-
Terri në gjysmën e vendit për 1 orë, zëvendësi i Ilir Metës ja vë fajin dy TEC-eve lundruese që erdhën nga SHBA
5 Janar, 22:39
-
Blinken vizitë në Korenë e Jugut, në mes të krizës politike në vendin aleat
5 Janar, 22:10
-
Fier/ Plagosje me armë zjarri te 'Kryqëzimi i Zogut të Zi', policia në ndjekje të autorit
5 Janar, 21:54
-
Trofeu i Superkupës diskutohet me Milanin, Inzaghi: Të mësojmë nga gabimet e derbit të fundit
5 Janar, 21:34
-
Zbulohet ditari i panjohur i Gjergj Dimitrovit: Jugosllavët kanë frikë se Stalini po ua heq Shqipërinë nga duart
5 Janar, 21:27
-
Si u rekrutua kompania maqedonase për ushtrinë mercenare ruse Wagner
5 Janar, 21:06
-
Serbia shqyrton mundësi për furnizimet me naftë e gaz pas sanksioneve të supozuara amerikane
5 Janar, 20:37
-
VIDEO/ Çudira nga Portugalia, fusha vijëzohet me qumësht! Ndeshja nis me 15 minuta vonesë
5 Janar, 20:36
-
VIDEO/ Gol 'in-extremis', PSG mposht 1-0 Monacon dhe fiton Superkupën e Francës
5 Janar, 20:02
-
Austria, drejt bisedimeve për koalicion të udhëhequra nga partia e ekstremit të djathtë
5 Janar, 20:00