Ballokumja, simboli i ditës së verës

Ballokumja, simboli i ditës së verës
ELBASAN - Simboli i ditës së verës është ballokumja. Mënyra tradicionale e gatimit karakteristik të ballokumës është e vecanta e festës së Elbasanit. Për ta parë më nga afër se si përgatitet kjo ëmbëlsirë, kamera e A1 REPORT! shkoi në një nga furrat me dru të qytetit te Elbasanit.

“Shumë nga qytetet e tjera të Shqipërisë mundohen ta prodhojnë këtë ëmbëlsirë, por nuk ka të njëjtën shije si ajo që bëjnë në Elbasan”, - sipas specialistit të pjekjeve të bollokumeve, pranë furrës.

Produktet bazë të prodhimit të ballokumes janë: mielli i misrit, sheqeri, veza, gjalpi duhet natyral dhe në fund fetet fija. Ishin të shumtë qytetarët te Elbasanit të cilët kërkojnë, që pjekien e ballokumes ta dërgojnë në furrë druri sepse shija e furrës së drurit i jep ballokumes sekretin që ajo mbart.

Zakonisht, një pjesë e ëmbëlsirës së ballokumes dërgohet nëpër të afërt dhe miq të cilët nuk janë nga Elbasani, në shenjë nderimi dhe respekti me rastin e ditës se verës dhe kjo është arsyeja se, përse ballokumja është bërë simbol i ditës së verës.
Festa e ditës së verës është një festë pagane e cila paralajmëron ardhjen e pranverës dhe largimin e dimrit.

Elementët bazë të përgatitjes së ballokumes.
1 kg sheqer, sheqeri duhet pluhur, 0.5 kg gjalp natyral dhe jo margarinë, 1 kg miell misri i situr,8kokrravezë.

Përgatitja
Tretet gjalpi dhe pastaj rrihet me sheqerin deri sa të bëhet një masë e bardhë.
E mira është, që rrahja e masës të bëhet me dorë. Ndërsa përzihet sheqeri me gjalpin, shtohen vezët.
Rrahja vazhdon derisa të bëhet një masë e vetme homogjene.

Pastaj hidhet mielli ngadalë duke vazhduar përzierjen. Kujdes në hedhjen e miellit, sepse mielli i tepërt i bën të forta ballokumet. Prandaj, pasi është harxhuar sasia e paracaktuar e miellit, brumi lihet rreth 15 minuta në qetësi pavarësisht se ai mund të duket i qullët. Kjo kohë mjafton, që grimcat e miellit të thithin lagështirën e brumit të qullët.

Pasi tepsija është e lyer pak me gjalp në fundin e saj, (me qëllim që ballokumet mbas pjekies të mos thërrmohen) atëherë vendosen topat e brumit me madhësinë e grushtit të dorës. Pastaj futet tepsija në pjekie për rreth 40 minuta në 180 gradë C, deri sa të formojë pak kore. Nxirret tepsija dhe lihet të ftohet me qëllim, që ballokumet të shkëputen lehtësisht.


  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Barcelona 'prezanton' epokën Xavi 2, Laporta: Ekipi ka nevojë për stabilitet! Trajneri: Kemi harmoni me presidentin dhe Decon

Barcelona 'prezanton' epokën Xavi 2, Laporta: Ekipi ka nevojë për stabilitet! Trajneri: Kemi harmoni me presidentin dhe Decon