Ballot presidenciale,familja Trump
vallëzon,shkëlqen Ivanka

Ballot presidenciale,familja Trump<br />vallëzon,shkëlqen Ivanka
Me një fustan të gjatë, në ngjyrë të bardhë ishte kjo veshja e Zonjës së Parë Melanie Trump në mbrëmjen e parë të historisë kur manjati u betua para Amerikës dhe të gjithë botës.

Familja Trump sigurisht që ishte kryefjala e ballos madhështore të organizuar pas zyratrizimit të Trump si president i 45 i SHBA.  Në fakt ata morë pjesë në tri ballo zyrtare e para në Liberty  e dyta Freedom Ball dhe Balloja e shërbimeve të armatosura. 

Mbrëmja madhështore u hap nën tingujt e këngës 'My Way' e Frank Sinatra.

Fustani i  Melanie Trump ishte stiluar nga stilistja Herve Pierre dhe sipas mediave ishte vetë  Melani e cila ka bashkëpunuar për krijimin e fustanit të mbrëmjes.

Të gjithë fëmijët e Trump ishin aty Ivanka e cila shkëlqente së bashku me bashkëshortin e saj Kushner, Tiffany Trump  dhe Eric së bashku me të shoqen Lara.

[gallery]20682[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Raporti i ISW: Ndalimi i përdorimit të armëve perëndimore nga SHBA në Rusi, po dëmton mbrojtjen e Kievit

Raporti i ISW: Ndalimi i përdorimit të armëve perëndimore nga SHBA në Rusi, po dëmton mbrojtjen e Kievit