Vijojnë flakët në magazinën pranë ish- uzinës së përpunimit të naftës. Burime nga vendngjarja pohuan se brenda saj mund të ketë pasur depozitë solari. Raportohet se janë evakuuar banorët e tre banesave, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve.

Gazetari i Report Tv thotë se magazina, e cila përmbante karton, fuçi vaji dhe solari, e kanë shkatërruar flakët disa minuta më parë.

Po ashtu kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, ka konfirmuar se objekti ishte i braktisur dhe përmbante materiale të rrezikshme që përkeqësuan situatën.


Lajmi kryesor:

Ballsh/ Përfshihet nga flakët magazinë pranë ish-uzinës së përpunimit të naftës