Migers Zeneli u arrestua nga policia, ndërsa vogëlushi është shtruar në repartin e kirurgjisë dhe është jashtë rrezikut për jetën, por nga goditja ka thyer njërën këmbë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor"
Njoftimi i plotë i policisë:
Migers Zeneli, 18 vjeç, banues në fshatin Usojë, Ballsh.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 17.11.2017 duke drejtuar mjetin tip "Ford Fokus" me targa AA 714 SC, në lagjen "5-Shkurti" Ballsh, ka aksidentuar shtetasin e mitur 5 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.
Redaksia Online
J.Sh shqiptarja.com