Ministrja e Infrastrukturës dhe Transportit Belinda Balluku nga aeroporti i Kukësit tha se ky aeroport është operacional. Sipas Ballukut që nga sot do të nisin të gjitha testet me kompanitë ajrore. Po ashtu Balluku tha se në datën 17 qershor aeroporti i Kukësit do të jetë totalisht i përdorëshëm nga të gjitha kompanitë.
‘Ka qenë një punë intensive, pasi unë vij nga bota e aviacionit. Falenderoj të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë punë kaq të rëndësishme një grup njerëzish që kanë punuar ditë dhe natë. Në vitin 2018 kryeministri Rama tha se do të kishte një aeroport ndërkombëtar. Për të thënë të drejtën kam pasur dyshimet e mia nëse do të ndërtohej kaq shpejt. Ju nuk keni asnjë dyshim se aeroporti është atje dhe nuk është 3D. Ju nuk keni asnjë dyshim që Edi Rama di të bëjë punën dhe mban fjalën. Sigurisht në aviacion ka rregulla. Rregullore europiane dhe mbarëkombëtare, të cilat ne i respektojmë. Si vend pjesë e Europës, ne i respektojmë këto rregulla. Duke nisur nga sot ky aeroport është operacional.
Duke nisur nga sot në këtë aeroport do të nisin të gjitha testet me kompanitë ajrore. Do të nisin nga puna për të lidhur kontrata, për të naviguar procedurat dhe për ta bërë këtë aeroport sa më tërheqës për të gjithë zonën. Kukësi do të kthehet në një pikë të re zhvillimi në Shqipëri. Dhe kjo do të bëhet sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi në datë 17 qershor aeroporti i Kukësit do të jetë totalisht i përdorshëm nga të gjitha kompanitë. Ky është një aeroport operacional dhe nga ky moment i lihet në dorë koncesionarit që do të lidhë marrëveshje me kompanitë ajrore që nuk janë të pakta. Që këtu do të fluturohet drejt Zvicrës, do të jetë gjeneza e një historie të re.’- tha Balluku.
Lajmi kryesor:
Ulet avioni i parë në Aeroportin e Kukësit 'Zayed, Flatrat e Veriut', festë kuqezi dhe entuziazëm! Rama zbret me emigrantët nga Londra: S'jam 3D, por real! Ditë e veçantë për shqiptarinë
M.Q.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.5%
-
Jo
26.7%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 2216
Lajme të tjera
-
Kaos në rrugët e Londrës nga kuajt e regjimentit mbretëror! U ikën kalorësve nga duart, 5 kuajt plagosin 4 persona
24 Prill, 16:23
-
Turi i takimeve me Diasporën, Rama zbulon katër vendet e para që do vizitojë
24 Prill, 16:10
-
Sherri masiv në Kukës, vetëdorëzohen 3 të shpallurit në kërkim
24 Prill, 15:56
-
INTERVISTA/ Arrestimet e ‘5D’ Rama për Report Tv: SPAK le t’i nxjerrë ujin e zi korrupsionit! 'Emisioni i RAI3', Kryeministri: Shqipëria u sulmua me duart e italianëve, malli nga Tirana
24 Prill, 14:25
-
Emisioni i Rai 3, Rama: Sulm ndaj Melonit në kurriz të Shqipërisë! Shpifje për vëllanë tim, ngulmimi i moderatorit për Agaçin djallëzor
24 Prill, 09:51
-
Carlo Bollino: Gazetaria 'prit e qep', kur qëllimet e Report të RAI3 dhe të Berishës koinçidojnë
23 Prill, 21:00
-
Kukës, 5 persona konfliktohen mes qytetit, në kërkim autorët! Masa disiplinore për nënkomisarin dhe oficerët e patrullës
23 Prill, 16:54
-
Rama tur takimesh me diasporën, PD: Shfaqja e radhës, ka penguar votën e emigrantëve
23 Prill, 14:54
-
FOTOT/ Rama ndan pamjet nga kantieri i Mozaikut të Tiranës: Një tjetër stacion modern që do tërheqë turistët
23 Prill, 14:11
-
Rama sqaron për Shqiptarja.com telefonatën me drejtorin e RAI3 dhe shkrimin e 'La Repubblica': Emisioni "Report' shpifje! U skandalizova nga qasja kriminale
23 Prill, 13:05
-
Bonusi i bebes, nga viti 2019 përfituan mbi 210 mijë fëmijë
23 Prill, 08:18
-
Hap dyert shkolla e re ‘Demokracia’ në Valias, Rama inspekton punimet! Ministrja: Këtë vit kantiere në 40 shkolla të tjera
22 Prill, 14:59