Balluku: Ndërpriten të gjitha fluturimet dhe lundrimet drejt Italisë! Avionë dhe anije boshe për të tërhequr shtetasit italianë nga Shqipëria (VIDEO)

TIRANË - Pas vendimit të qeverisë së Italisë për të shpallur të gjithë vendin zonë e kuqe, për shkak të përhapjes së koronavirusit, autoritetet shqiptare kanë njoftuar se sot do të jenë fluturimet dhe lundrimet e fundit drejt Italisë.

Sonte do të bëhen fluturimet dhe lundrimet e fundit drejt Italisë, ndërsa nga ky moment do të pezullohen të gjitha udhëtimet ajrore dhe ato me traget nga Shqipëria drejt shtetit fqinj. 

Ministrja kërkoi bashkëpunimin e ambasadës italiane në vendin tonë, që nëse do të ketë kërkesa për të tërhequr italianët që ndodhen në Shqipëri, ta bëjë këtë vetëm përmes avionëve që vijnë bosh në aeroportin e Rinasit. E njëjta gjë do të vlejë edhe për tragetet. Nëse ambasada vendos, do të duhet të vijën anije bosh nga Italia për të bërë të mundur tërheqjen e shtetasve italianë që ndodhen në Shqipëri. Personeli ajror dhe ai i trageteve, do të kontrollohen nga ekipet e Ministrisë së Shëndetësisë.

"Avioni i fundit është ulur në 10:30 me 64 pasagjerë të cilët janë regjistruar nga grupet e Ministrisë së Shëndetësisë në aeroportin e Rinasit, për t'u kontrolluar edhe në ditët në vijim pasi u kërkohet auto-karantinimi. Avioni tjetër është nisur në 11.40 drejt Romës, dhe këtu ndërpriten të gjitha fluturimet.  Në rastet kur autoritetet italiane do të vendosin për të tërhequr nënshtetasit e tyre nga Shqipëria, apo edhe pasagjerë të tjerë që kërkojnë të shkojnë drejt Italisë, do të jetë e mundur vetëm nëse avionët do të vijnë në Shqipëri pa pasagjerë, pra që vijnë boshë nga Italia. Pasagjerë nga Italia përmes ajrit nuk do të lejohet më të vijnë në Shqipëri. Dhe avionët bosh që vijnë nga Italia mund të marrin pasagjerë italianë nga vendi ynë për t'i dërguar në Itali. Sonte do të nisen tragetet e fundit nga Vlora dhe nga Durrësi, Vlorë-Bindisi dhe Durrës-Bari, me pasagjerë që kanë blerë bileta dhe janë për të udhëtuar sonte. Pas këtij itinerari nga të dyja portet, nuk do të ketë udhëtime të tjera në drejtim të Barit apo të Brindisit. Edhe në rastin e transportit detar, nëse autoritetet italiane do të jenë të interesuara të dërgojnë anije bosh nga Italia për të tërhequr pasagjerë, ne jemi të hapur për këtë bashkëpunim", tha Balluku.

Por udhëtimet drejt Italisë, nuk kufizohen për mallrat. Ministrja Balluku tha se të gjitha anijet tregtare apo fluturimet për mallra, nuk do të ndalohen, dhe personeli do të kontrollohet nga mjekët në porte apo aeroport.

"Të gjitha anijet tregtare që kanë si objekt tregtimin e mallrave, nuk kanë asnjë bllokim, do nisen nga portet tona dhe do vijnë nga portet e Italisë në Shqipëri. Personeli do jenë të kontrolluar nga stafet e Ministrisë së Shëndetësisë në Durrës dhe Vlorë. E njëjta vlefshmëri qëndron edhe për transportin ajror të mallrave, i cili nuk është i bllokuar", tha Balluku. 

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku në një komunikim me mediat, i bëri apel të gjitha agjencive ajrore që të zhvendosin datat e fluturimit dhe lundrimit për pasagjerët që i kanë prerë biletat, ashtu sikundër po vepron Air Albania. 

Po ashtu, ministrja i bëri apel qytetarëve që të përdorin shërbimet online dhe të mos shkojnë në sportele. "Është e patolerueshme për kushtet e sigurisë në të cilat ndodhemi për të parandaluar infektimin komunitar, që të paraqiteni në sportele. Drejtojuni shërbimit online", theksoi Balluku. 

Ministrja bëri të ditur, se do merren masa për transportin urban brenda qytetit. "E kemi bërë një plan sot gjatë paradites, gjatë ditës do kemi një njoftim tjetër, orareve që do të ketë lëvizje, por jemi duke marrë edhe një masë për transportin ndërqytetas, që është më i vështirë për t'u ndaluar", tha ministrja Balluku.

Në një njoftim për mediat, edhe drejtoria e Përgjithshme Detare dha detaje për lëvizjen e pasagjerëve nëpërmjet transportit detar për/nga Shqipëria dhe Italia.

Pas ndryshimit të situatës dhe shpalljes zonë e kuqe e gjithë territorit në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë nga data 11.03.2020:

Ndalohen të gjitha lëvizjet e pasagjerëve nga të gjitha portet Italiane në drejtim tē Shqipërisë;

Të gjitha linjat e trageteve mes Italisë dhe Shqipërisë mund të marrin pasagjerë nga Shqipëria në drejtim të Italisë, ndërsa nga Italia nuk do lejohet asnjë pasagjer të udhëtojë në drejtim të Shqipërisë.

Të gjitha linjat e transportit pasagjerëve (traget) do lejohen të marrin pa kufizim kamionë dhe mallra nga Italia me destianacion Portet e Hapura të Republikës së Shqipërisë gjithashtu do të lejohen të gjitha anijet e mallrave nga Italia me destinacion Portet e Hapura te RSH dhe anasjelltas.

Ekuipazhi dhe shoferët do ti nënshtrohen kontrolleve te rrepta në portet Shqiptare.

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar menjëherë Kapiteneritë e Porteve, Portet e Republikës së Shqipërisë dhe Agjencitë Detare për
Linjat Durrës-Bari-Durrës
Vlorë-Brindisi-Vlorë
Durrës-Ankona-Trieste-Durrës
të ndalojnë prenotimin e biletave nga portet Italiane në drejtim të porteve Shqiptare.

Të lajmërohen pasagjerët në sportelet e porteve për urdhrin e bllokimit të lëvizjes nga Italia në drejtim të Shqipërisë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:20
Drejtoria e Transportit: Evitoni lëvizjet e panevojshme, shmangni udhëtimet

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor u ka bërë thirrje qytetarëve që të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe sidomos transportin me mjete të mbyllura, pasi është faktor rreziku numër një për përhapjen e koronavirusit.

Mjetet e transportit, të mbyllura, me shumë pasagjerë ose ku hyjnë e dalin shumë udhëtarë, kabina, vagonë, taksi janë faktor risku, ndërsa Drejtoria e Transportit Rrugor bën thirrje që kjo të evitohet në maksimum nga qytetarët që nuk e kanë të nevojshme.

'Lëvizjet jashtë vendit (rrugë, ajër, tokë, det) janë faktor risku sepse udhëtohet mbyllur dhe në grup duke rritur rrezikun e kontakteve me persona ende mbartës të virusit! Evitimi i transportit publik qytetës, rrethqytetës, ndërqytetës dhe ndërkombëtar zvogëlon riskun e marrjes së koronavirusit', shkruhet në njoftimin e Drejtorisë së Transportit Rrugor

Gjithashtu ajo ka apeluar që qytetarët të përdorin doreza, maka dhe të tregojnë një higjienë sa më të madhe duke larë duart pas do udhëtimi në mënyrë të që të shmanget sa më shumë përhapja e koronavirusit si dhe të evitohen sportele dhe të informohen online.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xxx: 10/03/2020 17:00

    O legena, po tani un kujtuat ti mbyllni udhetimet, pasi u be muti tej e tej?

    Përgjigju
  • adi piputhi: 10/03/2020 16:49

    Veprim i drejte i Ministres.ne jemi shtet me potencial te madh dhe po u mbyllen nje muaj porte aeroporte mbajme...nuk jemi si Italia qe gjunjzohemi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!