Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ditën e sotme me një videomesazh ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po mbron me çdo kusht Belinda Ballukun.
Berisha deklaroi se “çështja Balluku është çështja Rama” dhe se ajo nuk mund të mbyllet (Rama deklaroi se është çështje e mbyllur) pa largimin e tij nga pushteti.
Ish-kryeministri kritikoi gjithashtu projektin për zhvendosjen e Porti i Durrësit drejt Porto Romanos, si dhe çmimin e lartë të naftës në Shqipëri.
Duke e krahasuar me atë në Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Berisha theksoi se çmimi i lartë i naftës është asgjë më shumë se sa “çmimi Rama”
“Ju që ndoqët sot monologun e mashtrimit të së dielës, apotrillimet e javës e patë se si Edi Rama u përpoq me çdo kusht përsëri të bëjë avokatinë e Lubi Ballukut. Madje, tha se kjo është çështje e mbyllur. E vërteta është se çështja Balluku nuk mbyllet kurrë dhe se çështja Balluku është vetëm çështja Rama, dhe ajo mbyllet vetëm me largimin e Edi Ramës.
Çështja Balluku është bërë një çështje ndërkombëtare, dhe Edi Rama nuk mund ta mbyllë atë me një grusht hajdutësh në parlamentin e tij. Edi Rama vetë demaskoi veten në këtë çështje dhe dëshmoi se është autori i të gjitha veprave penale të Lubi Ballukut”, tha mes të tjerash Berisha.
Komente












Kur njeriu ska me moral, fetyre para viktimave te gerdecit, 21 janarit, 1997 etj ,etj pellet nga mengjesi deri ne darke per te mbrojtur familjen e tij miliardere...
Përgjigju