Balluku inspekton drejtorinë e transportit rrugor Korçë: Mbulon mbi 120 mijë kërkesa, rritja e shërbimeve një sfidë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të DPSHTRR, Blendi Gonxhe inspektoi sot në drejtorinë rajonale të transportit rrugor në Korçë. Ministrja tha se është një plan për zhvillimin e të gjitha kapaciteteve për shërbim në çdo qytet të Shqipërisë. Ndërkaq Balluku thekson se ka qenë një sfidë rritja e cilësisë të shërbimeve në transportin rrugor.

“Po nis një punë të rëndësishme për qytetin, ndërtimin e drejtorisë rajonale të transportit rrugor pra një drejori shumë e rëndësishme për drejtorinë e pergjithshme të transportit rrugor pasi flitet për një drejtori që mbulon mbi 120 mijë kërkesa, shërbimesh në vit. Kjo është një politikë që kemi ndjekur prej më shumë se dy vitesh, në drejtorinë e përgjithshme të transportit rrugor ne kemi një plan për zhvillimin e të gjitha kapaciteteve për shërbim në cdo qytet të Shqipërisë, këto kapacitete kanë të bëjnë edhe me ndërtesat ku ofrohet shërbimi.

I kemi nisur këto punë pasi kemi identifikuar të gjithë problematikat. Korca e cila është një nga qytetet më të rëndësishme për turizmin shqiptar por edhe për cilësinë e qytetarëve të këtij qyteti që e kanë ruajtur traditën ndër vite është edhe një nga qytetet e para që mori investimet e qeverisë shqiptare nën kujdesin e bashkisë për të qënë një qytet model për turizmin shqiptar meriton padyshim të ketë një ndërtesë dhe një vend ku të gjithë drejtoritë e mjeteve të marrin shërbimet në mënyrë moderne pse jo dhe punonjësit që kanë një mision të vështirë të kenë ambiente që e meritojnë.

Për ne ka qënë sfidë e madhe rritja e cilësisë të shërbimeve në transportin rrugor, Blendi ka qënë nismëtari i këtij procesi dhe nk konsiston vetëm te godinat por te të gjitha proceset e saj. Kjo ka qënë një politikë e ndjekur hap pas hapi bazuar në eksperiencën që ne kemi pasur, ankesat që qytetarët na janë ankuar”.

Ndërsa për rrugën Qukës-Qafë Pllocë ministrja tha se ka rinisur aplikimi për kredinë e lotit të parë, të dytë dhe të tretë

“Përsa i përket rrugës Qukës-Qafë Pllocë. Kemi rinisur aplikimin për kredinë e lotit të parë, të dytë dhe të tretë. Loti i tretë tashmë e ka kredinë kemi marrë miratimin nga fondi saudit,do nisim menjëherë nga puna ndërkohë që loti i parë dhe i dytë, jemi në një negociatë të hapur me bankën islamikële dhe besoj se do të mbyllet shumë shpejt. Është një aks shumë i rëndësishëm,ne ditët e fundit kemi folur për të gjithë rivitalizimin që kërkojmë ti bëjmë transportit por multimodal jo vetëm atij rrugor,pra edhe transportit përmes hekurudhave për të rivitalizuar një ëndërr të vjetër, atë të koridorit 8, që Korca është pjesë aktive”, tha ajo.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë