Balluku inspekton rrugën Orikum-Dukat: Ka përfunduar 13% e punimeve! Bypass-i i Vlorës, gati para sezonit veror

13% e punimeve në rrugën Orikum-Dukat, ka përfunduar, ndërkohë që pritet që punimet të avancojnë në muajit e ardhshëm. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku gjatë një inspektimi të punimeve atje tha se ky është një segment është rëndësishëm për të lidhur bypass-in e Vlorës dhe tunelin e Llogarasë, si dhe do ti japë një hov tjetër zhvillimit të turizmit.

“Vlora është kthyer në një kantier ndërtimi pasi është porta hyrëse në bregdetin e jugut shqiptar në rivierën shqiptare, ku vitet e fundit ka mjaft interes jo vetëm nga turistët vendas, jo vetëm nga turistët që vijnë shqiptarët e Kosovës apo shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, por edhe nga e gjithë bota. Ne kemi pritur shumë turistë në këtë zonë, por sigurisht me problematikat që ka pasur infrastruktura e trashëguar, e cila duhet zëvendësuar me infrastrukturën e re që ne po ndërtojmë për t’i dhënë mundësi kështu jo vetëm vizitorëve, por edhe investitorëve të cilët e kanë të pazëvendësueshme çështjen e infrastrukturës”, u shpreh Balluku.

Ministrja Balluku kërkoi nga ARRSH dhe kompania e cila po realizon punimet që të marrin të gjitha masat për të mos krijuar pengesa në qarkullimin e automjeteve gjatë sezonit të verës.

“Duhet menaxhuar shumë mirë trafiku. Ne kemi kantiere kudo, është e kuptueshme që ku ka kantiere krijohet edhe trafik megjithatë qytetarët meritojnë që gjatë kësaj vere që shpresojmë për shkak edhe të vaksinimit masiv që po bëhet tani, do jetë një verë më normale se ajo e shkuara, kështu që qytetarët duhet të qarkullojnë të qetë në të gjitha akset dhe të sigurt, pasi ne tregojmë kujdes të veçantë për sigurinë rrugore”, nënvizoi Balluku.

Realizimi i kësaj vepre nëpërmjet koncesionit Partneritetit Publik Privat, sipas ministres është një zgjidhje efikase dhe ligjore.

Kjo vepër infrastrukturore me një gjatësi 14.7 kilometra është parashikuar të dorëzohet brenda 36 muajve, ndërsa në kontratë është parashikuar edhe mirëmbajtja e aksit për 10 vitet e ardhshme pas vendosjes së saj në funksion. Në projektin janë parashikuar ndërtimi i 5 ura, një gjysmë tunel si dhe ndërtimi i mbrojtjes lumore të lumit Dukat.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • RELI: 11/04/2021 21:00

    Ngritja e infrastruktures eshte gjeja me pozitive por variabti PPP eshte me antiekonomik.Asnje nga privatet qe ndertojne nuk ka para per ndertimet e rruve qe kryhen por marrin kredi dhe i shlyejne.Kete pune shume mite mubd ta bente dhe qeveria pa perdorur buxhet te madh .PPP jane e vetmja dobesi e qevetise Rama dhe sa per te gjitha te therat ka bete sa asnje qeveri ne keto 30 vjet.Rilindja urbane dhe modernizimi i bujqesise dhe infrastruktures eshte xhevairi u jetyre dy mandateve te para

    Përgjigju
    • Ops: 12/04/2021 00:00

      Per kurjozitet, mund te me thuash cfar ka bere qeveria 8 vjet 1- Per Tiranen (infrastukture) 2- Per shqiperin Infrastukture 3- Per diplomacin 4- Per vjedhjen

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi