Balluku në Berat: Spitali është tjetërsuar, do nisim edhe transformimin e maternitetit

Balluku në Berat: Spitali është tjetërsuar, do nisim edhe transformimin e maternitetit

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zhvilluar ditën e sotme  një vizitë në qytetin e Beratit ku ka inspektuar nga afër Spitalin Rajonal, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe një biznes fason në Berat, si dhe zyrën e DRSHTRR në Çorodovë. Në spitalin Rajonal të Beratit, ministrja Balluku u njoh me investimet e realizuar të cilat kanë bërë të mundur transformimin e këtij spitali duke garantuar një shërbim me standarde më të mira për qytetarët.

Balluku nënvizoi se në sajë të investimeve të bëra nga qeveria por edhe nga donatorë të ndryshëm, spitali Rajonal i Beratit po transformohet totalisht.

“Dëshira e mirë e njerëzve që punojnë në spitalin e Beratit ka bërë që shumë gjëra të ndryshojnë. Me investimet e qeverisë, me investimet e mbështetura nga donatorë të ndryshëm, situata ka ndryshuar totalisht. Pediatria ishte diçka për t’u bërë shembull dhe për spitalet e tjera. Urgjenca gjithashtu me aksesin e garantuar për ambulancat dhe me zonat e ndara për trajtimin e pacientëve sipas rasteve, pra të zonës jeshile dhe të zonës së kuqe”, u shpreh Balluku.

Ministrja bëri të ditur gjithashtu se një tjetër investim i rëndësishëm i qeverisë në spitalin Rajonal të Beratit është ai për transformimin e maternitetit që pritet të nisë së shpejti.

“Ajo çfarë është më e rëndësishme, që në spitalin e Beratit pritet një investim i rëndësishëm i qeverisë në pavijonin e maternitetit dhe ai do jetë një investim që do i japi këtij spitali një ndryshim të jashtëzakonshëm dhe do t’i ofrojë, të gjithë qytetarëve të Beratit apo dhe të zonave përreth, shërbim akoma më të mirë mjekësor”, nënvizoi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë u ndal edhe tek mjediset e Zyrës së Punës, Berat, e cila në 5-mujorin e parë të këtij vitit, në sajë të koordinimit me bizneset që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në qarkun e Beratit, ka bërë të mundur punësimin e afro 300 qytetarëve.

Një tjetër inspektim u krye nga ministrja Balluku në zyrën e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në qytetin e Çorodovës, ku u njoh nga afër me lehtësitë që ka krijuar hapja e kësaj zyre për banorët e zonës, të cilët nuk janë më tashmë të detyruar të shkojnë deri në Berat për të marë shërbimet bazë që lidhen me automjetet e tyre.

Balluku vizitoi gjithashtu edhe një prej bizneseve fason në zonën e Beratit e cila eksporton prodhimet e saj në Francë. Ky është një biznes tashmë i konsoliduar dhe që ka bërë të mundur punësimin e një numri të konsiderueshëm qytetarësh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fakiri: 02/06/2019 17:38

    puna jone pune m... pune te mire ka hajduti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën