Balluku takim me ministrat në Greqi: Shqipëria, i vetmi vend në Europë që prodhon 100% energji të rinovueshme

Bashkëpunimi rajonal, me fokus krijimin e linjave të interkonjeksonit të energjisë elektrike dhe gazit, apo krijimin e blloqeve të përbashkëta të investimit qofshin këto në gazifikim apo në gjenerimin e energjisë elektrike ka qenë tema kryesore në Forumin e Energjisë për Europën Juglindore, që u mbajt në Selanik të Greqisë.

Në Forumin e organizuar nga Dhoma e Tregtisë Amerikano – Greke dhe Shoqata greke për Ekonominë Energjetike mori pjesw edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku, e cila mbajti fjalën e saj gjatë njërit prej paneleve të eventit.

“Në Forumin e Energjisë për Europën Juglindore u diskutua për bashkëpunimin rajonal për krijimin e linjave të interkonjeksonit qofshin këto të energjisë elektrike apo linjave të interkonjeksionit të gazit, të cilat sot kanë rezultuar që janë komponentët më të fortë në të cilat duhet të ngrihet rritja ekonomike e vendeve të Ballkanit.", u shpreh ministrja Balluku.

Sipas saj u diskutua edhe bashkëpunimi në fushën ekonomike midis shteteve, krijimi i blloqeve të përbashkëta të investimit qofshin këto në gazifikim apo në gjenerimin e energjisë elektrike. Ndryshe nga vendet e tjera, të cilat sot flasin për problematikat e emetimit të gazeve apo për uljen e kuotave të karbonit, Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan, por sigurisht dhe në Europë i cili prodhon 100 përqind energji të rinovueshme.

Ministrja Balluku në diskutim me ministrat

Ky fakt ne na dallon nga shtetet e tjera por gjithashtu çfarë ne punojmë sot dhe çfarë unë kam deklaruar gjatë forumit është diversifikimi i burimeve të energjisë pasi ne na duhet që këto burime të jenë burime të mjaftueshme për kërkesat që vendi sot ka dhe për të zvogëluar dhe minimalizuar importet e energjisë që ne kemi gjatë periudhës së verës, pra gjatë kohës kur duhet më shumë energji për të dhënë të gjithë abonentëve të rrjetit”, theksoi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Por pjesëmarrja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në këtë forum është vlerësuar edhe në një drejtim tjetër, atë të procesit të integrimit europian, për të cilin këto dy vende presin në muajin tetor një vlerësim pozitiv nga BE.

Forumi i Energjisë për Europën Juglindore zhvillohet një herë në vit dhe është një forum shumë i rëndësishëm i cili jep mundësi të gjithë aktorëve në fushën e energjisë të ulen së bashku, të diskutojnë për politikat dhe për arritjet gjatë vitit pararendës por gjithashtu të vendosin piketat për të ardhmen, për bashkëpunimin dhe për të gjitha çështjet rregullatore që Bashkimi Europian kërkon nga shtetet anëtare.

Foto nga Forumi i Energjisë për Europën Juglindore

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë