Balluku tha se Porti i Durrësit s’ka përgjegjësi për skandalin e mbetjeve toksike, PD: Të dorëhiqet, SPAK të nisë hetimet

TIRANË- Kalimi i lëndëve të dyshuara të rrezikshme nga KURUM në drejtim të Tajlandës, për Partinë Demokratike është përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës drejtuar nga Belinda Balluku dhe institucioneve në varësi.

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, në një deklaratë për media, tha se është e papranueshme që Balluku heq përgjegjësinë nga vetja dhe Porti i Durrësit ndërsa kërkoi dorëheqjen e saj që SPAK të hetojë në mënyrë transparente.

Sipas Muçollarit, Porti i Durrësit është i detyruar të zbatojë me rreptësi ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare të transportit detar të mallrave. Muçollari tha se Porti dhe ministria e Infrastrukturës kanë përgjegjësi për kalimin e lëndëve të rrezikshme.

Një ditë më parë, në reagimin e parë të qeverisë për skandalin me mbetjet toksike, Belinda Balluku përjashtoi nga përgjegjësia Portin e Durrësit. Zv.kryeministrja tha se Porti i Durrësit s’ka lidhje me procesin, por përgjegjësinë ia la kompanisë koncesionare, duke thënë se ajo ngarkoi ngarkesën me mbetjet toksike.

Balluku s’e përmendi me emër, por EMS Shipping and Trading Gmbh është kompania që menaxhon Portin e Durrësit përmes një koncesioni që nga viti 2013.

Deklarata e plotë e Grigels Muçollarit

Deklaratat e ministres Belinda Balluku në mbrojtje vetes dhe të manarit të saj, Pirro Vengu, se Porti i Durrësit nuk ka punë me mbetjet toksike, dhe se ato janë përgjegjësi e një kompanie private, dëshmojnë, jo vetëm papërgjegjshmëri, por edhe mashtrim të hapur. Porti i Durrësit është një ndërmarrje publike, por edhe private po të ishte, është i detyruar të zbatojë me rreptësi ligjet kombëtare dhe ndërkombetare të transportit detar të mallrave.

Këshilli Drejtues i Autoritetit Portual Durrës, me vendimin nr. 16, të 21 dhjetorit 2021, ka miratuar rregulloren për përpunimin e ngarkesave të rrezikshme në Portin e Durrësit. Ky është një detyrim automatik sepse Kodi IMDG (Kodi Ndërkombëtar i Mallrave të Rrezikshme Detare) është i detyrueshëm sipas Konventës Ndërkombëtare për Sigurinë e Jetës në Det (SOLAS), dhe Konventës Ndërkombëtare për Parandalimin e Ndotjes nga Anijet (MARPOL). Rrjedhimisht Kodi IMDG është i detyrueshëm në Portin e Durrësit dhe autoriteti i zbatimit të tij është Autoriteti Portual Durrës (APD).

Kjo do të thotë se është në detyrimin ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar të Autoritetit Portual të Durrësit, pra të ish-drejtorit Pirro Vengu, tashmë ministër i Mbrojtjes, dhe ministres së linjës Belinda Balluku, inspektimi dhe ndalimi ose lejimi i çdo ngarkese me mbetje toksike që del, hyn apo kalon nga Porti i Durrësit në kundërshtim me ligjet e vendit dhe ato ndërkombëtare.

Sa për dijeni të ministres, Kodi IMDG është në fuqi në Portin e Durrësit pasi Shqipëria, me ligjin nr. 9594, të 27 korrikut 2006, ka aderuar në Konventën MARPOL dhe me ligjin nr. 9213, të 1 prillit 2004, ka aderuar në Konventën SOLAS. 

Rrjedhimisht, detyra e Autoritetit Portual të Durrësit, pra e Vëngut dhe Ballukut, nuk është vetëm të kujdeset për baulet që sjellin shqiptarët kur kthehen me traget nga Bari në Durrës, por ndër të tjera, dhe me përparësi, edhe për mbetjet toksike dhe trafiqet kriminale.

Pra, -zbatimi i legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar për transportin e mallrave të rrezikshme.

-udhëzimi i të gjithë agjentëve, përdoruesve/punonjësve/strukturave përgjegjëse të Portit në përpunimin e mallrave të rrezikshme. 

-Dokumentimi i të gjithë procesit të ngarkesave të rrezikshme.

-Trajnimi i të gjithë punonjësve që merren me mallra të rrezikshme

-Klasifikimi i substancave (NGARKESAVE TE RREZIKSHME) sipas kodit IMDG (International MaritimeDangerous Goods Code).

Këto janë të shkruara, e zeza mbi të bardhë, në legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar. Loja e padijes bëhet për tëfshehur përgjegjësinë të Balluku-Vengut, përgjegjësinë e Edi Rames qe duket se është kreu i këtij trafiku dhe të qeverisë së tij të korruptuar.

Është koha që SPAK të hetojë një tjetër aferë toksike, kësaj radhe literalisht të tillë, të Ballukut Kumbaros, Rames dhe oborrtarëve të lartë të tij.

Në përfundim dënojmë me forcën më të madhe përpjekjet e zv/kryeministres për të fshehur përgjegjësin e saj penale ne trafikun ilegal të lëndëve helmuese dhe kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Ballukut, Kumbaros, Vengut dhe Gazhelit si kusht për një hetim transparent.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • koli: 30/08/2024 05:09

    CDO MUAJ I DALIN SKANDALE KESAJ BALLUKUT,,,,E PERHERE KJO S'DI GJE.....

    Përgjigju
  • Miri: 29/08/2024 18:44

    Kjo duket dhe e pafajshme

    Përgjigju
  • sevi: 29/08/2024 16:45

    Ah moj PD që je bërë PDH....mbushur me shpellarë NON GRATA...

    Përgjigju
  • ZAKAREL: 29/08/2024 16:34

    DUHET DOREHEQJE PER TE MIREN E KOMBIT DHE REFORMAVE

    Përgjigju
  • sadedin celiku: 29/08/2024 16:25

    Pergjegjesia eshte e doganes qe ne baze te ligjit duhet te beje kontrollin fizik.Porti s'ka faj fare.Transporti me kontainere apo ndryshe transporti door to door nenkupton transportin nga prodhuesi te konsumatori.Pra ngarkohet ne uzinen e kurumit dhe shkarkohet ku ka destinacionin.Ne kete mes pergjegjesia eshte totalisht te dogana qe s'ka bere kontrollin fizik.Ky autoritet vendos plumçen final.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet ‘apokaliptike në Spanjë, shkon në 213 numri i viktimave

Përmbytjet ‘apokaliptike në Spanjë, shkon në 213 numri i viktimave