Skandali me mbetjet toksike të Kurum, qeveria: Porti i Durrësit s’ka lidhje me procesin, ngarkesa u procesua nga koncesionari! Kompania turke e detyruar të japë shpjegime

TIRANË- Qeveria ka përjashtuar nga përgjegjësia Autoritetin Portual të Durrësit lidhur me anijet me mbetje të dyshuara toksike që dolën nga Porti, duke thënë se nuk është përgjegjësi tyre por e koncensionarëve europianë.

Në emër të qeverisë, zv/kryeministrja, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi sot (28 gusht) se çështja e importit të mbetjeve toksike nga metalurgjiku është komplekse dhe duhet të priten hetimet për të cilat autoritetet shqiptare po bashkëpunojnë me autoritetet ndërkombëtare OLAF. 

Sa i takon eksportit të 816 tonëve të dyshuara mbetje toksike drejt Tajlandës, Balluku nënvizoi se  porti i Durrësit nuik ka asnjë tagër kontrolli, ndërsa sipas saj, për këtë përgjigjet kompania koncesionare EMS (edhe pse nuk e përmendi me emër)

" Ka qenë procedurë normale deri ditën kur ka marrë këtë lloj përmase mediatike nga anëtarët e konventës së bazelit. Por është e rëndësishme për tju thënë seAutoriteti portual i Durrësit nuk ka lidhje me procesin, duke qenë se të gjithë jeni në dijeni se janë procesuar nga koncesionarët europianë që operojnë në portin e Durrësit. Autoriteti portual i Durrësit me koncesionarin që ka kryer gjithë këto transporte janë dy entitete konkurente, ta keni të qartë. Qeveria shqiptare të gjithë institucionet ligjzbatuese janë angazhuar në bashkëpunim me OLAF. Jepini kohën e duhur drejtësisë e mos e ktheni në një çështje kombëtare e ndërkombëtare që nuk bën asgjë veçse godet Shqipërinë në sezonin turistik' tha Ministrja pas mbledhjes së qeverisë.

Një hetim i plotë po ndërmerret dhe Autoritetet Portuale, sipas Ballukut, kanë vënë në dispozicion të gjitha dokumentet. Mes tyre dhe dokumentet që vërtetojnë nga kanë kaluar kontejnerët. "Nga i njëjti koncesionar europian. Kontratë e lidhur në qershor 2013, në fazën tranzitore, pas fitores së PS-së ndërkohë që PD linte pushtetin; tha Balluku. 

Ndonëse nuk e përmendi me emër, Balluku i referohet kompanisë EMS Shipping and Trading Gmbh që menaxhon Portin e Durrësit përmes një koncesioni që nga viti 2013. 

Sipas Ballukut vetë KURUM ka eksportuar edhe më parë mbetje të rrezikshme, edhe pse kompania deklaroi të kundërtën pak ditë më parë, ndërkohë që kalimi i tyre nuk bazohet në kontroll, por në përgjegjësinë e kompanive për vetëdeklarimin e kodeve të përcaktuara të këtyre lëndëve. 

Autoritet portual nuk ka as tagër as përgjejgësi, e për më tepër as ekspertizë për të kontrolluar çdo kontenier se cfarë përmban. Në rastin e kontenierëve të rrezikshëm ka kode të caktuara në BE që janë në ministrinë e Mjedisit dhe mund të verifikohen e aplikohen në raste të tilla. Portin e Durrësit që keni vendosur ta bëni pis është mirë ta lini mënjanë. 

Nuk mund të diskutohet siç po diskutohet sot me padurimin për ta lënë diku fajin. Duhet të dalim një herë në rezultate. Të shikojmë çfarë ka ndodhur.

Porti i Durrësit për shkallën e sigurisë është vlerësuar disa herë nga agjencitë ndërkombëtare partnere. Përqëndrohuni tek koncesionari nga i cili kryen të gjitha transportet e mbjeteve të rrezikshme e vërtetuar nga dokumentet e doganës apo në dokumentet e lejeve që janë kërkuar nga kompanitë e specializuara në këtë proces. Entiteti ësht ënjë entiteti i një vendit të BE-së e ju të 'syrit' (Sqarim redaksional: Syri Tv i  familjes Berisha) e keni akoma më të qartë se keni qenë vetë në pushtet kur keni lidhur kontratën në portin e Durrësit. Për atë koncesionar kemi pasur disa herë vërejtje që janë të verifikuara në akte administrative shumë qartë të shprehura.  Ky është një proces administrativ si nga institucionet shqiptare e OLAF e deri më sot nuk ka asnjë rezultat të këtij hetimi.

Ju siguroj se autoriteti portual i Durrësit nuk ka lidhje me procesin. Ka një procedurë që funksionon nga 1998. I kemi nxjerrë të gjitha. Nga dita e parë në ditën e fundit. Kush janë kompanitë. Nga kanë kaluar, nga i njëjti koncesionar europian. Kontratë e lidhur në qershor 2013, në fazën tranzitore, pas fitores së PS-së ndërkohë që PD linte pushtetin. Edhe ata e dinë shumë mirë se kush e ka bërë operacionin. Por nuk flitet për faj nëse nuk do të ketë analizë të mirëfilltë. Dalim në rezultate e shohim cfarë ka ndodhur 

Kini parasysh, është detyrim i entitetit transportues, apo dhe vetë prodhuesi, pra KURUM-i që ka transportuar mbetjet e rrezikshme, deklarimi i Kodit. Mund ta lexoni. Është me vetëdeklarim. Autoriteti Portual i Durrësit, është e thjeshtë merrni lexoni fushën e përgjegjësisë.. nëse ju del gjëkundi që kur vijnë kontejnerët apo kur vjen malli refuxho si ky rast ka të drejtë të marrë analizat e t’i analizojë hajdeni na thoni se nuk rezulton kështu" tha ministrja e Infrastrukturës.

Balluku këmbënguli që të priten rezultatet e hetimit për të dalë me një konkluzion të saktë se i kujt është faji. Për zv/kryeministren duhet bërë kujdes pasi një ngjarje e tillë mund të ndikojë negativisht në imazhin e Shqipërisë në sezonin turistik.

Porti i Durrësit dhe çështja e mbetjeve të rrezikshme janë dy gjëra të ndryshme. Është  një çështje shumë e komplikuar nga ana juridike dhe proceduriale! Të gjitha analizat që kam dëgjuar deri më sot afektojnë imazhin e Shqipërisë. Do të ishte e udhës të presim vendimet që do të dalin nga të gjitha proceset që kanë nisur sa i takon kësaj çështjeje të rëndësishme mjedisore, por nga ana tjetër afekton imazhin e Shqipërisë.

Edhe ministri i Mbrojtjes, Piro Vëngu kërkoi hetim të plotë lidhur me daljen e dy anijeve me mbjetje toksike.

"‘Nuk jam këtu në cilësinë e detyrave të mëparshme por në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes. Zëvendës kryeministrja dha një përgjigje shteruese për këtë çështje. I bashkangjitem thirrjes së saj që në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojmë që çështje ku ka përgjegjësi apo mosveprime midis enteve private të caktuar këto t’ja ngarkojmë qeverisë apo enteve të publike si përgjegjësi të aluduar.’- tha Vëngu.

Mbyllja e Kurum, qeveria: Do japë shpjegime

Prej disa javësh KURUM ka mbyllur uzinën duke lënë në rrugë 500 punonjës me argumentin se është në vështirësi financiare. Duke përsëritur kështu historinë e vitit 2016, kur kompania shpalli falimentin, për t’ju shmangur kredive të pashlyera, pagave të papaguara dhe për të fshehur evazionin fiskal. 

Balluku thotë se po e ndjek më vëmendje të gjithë procesin dhe se kompania turke do të jetë e detyruar të përgjigjet. Zv/kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës, kujtoi se kjo nuk është hera e parë që Qeveria ka përballje të tilla ligjore dhe jo vetëm me KURUM dhe i ka shkuar deri në fund. 

“Ka të bëjmë me 500 familje shqiptare, njerëz që kanë kontribuar në industrinë e metalurgjikut. Ka ndodhur vetëm para dy ditësh. Po analizojmë situatën. Ka pasur një njoftim të KURUM pak ditë më pare në bashkinë e Elbasanit, për vështirësi sa i përket operimeve. Por ju e dini shumë mirë që qeveria shqiptare ka konflikt me Kurum që janë ndjekur juridikisht. Vetëm para pak ditësh kemi pasur fitoren e një gjyqi në arbitrazh pikërisht për koncesionin në portin e Durrësit dhe shkeljet që KURUM ka bërë në atë koncesion kur ishte përgjegjës. Do të vijojmë të monitorojmë situatën. KURUM do të jetë i detyruar të japë shpjegimet e duhura. Kjo është një cështje sociale, tejkalon cështjet tregtare që mund të lidhen me marrëveshjen që KURUM ka me bashkinë e Elbasanit apo dhe me ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në këtë rast flitet për territorin e Metalurgjikut dhe jo për dicka tjetër. Ne e kemi në focus dhe në ditët në vijim do të ketë patjetër komunikim pasi kjo është një çështje sociale, që na shqetëson shumë” tha Belinda Balluku. 

Dje në një reagim në facebook, deputeti socialist Erjon Braçe tha se KURUM  po përsërit avazin e vjetër me pengje njerëzore dhe kërkoi nga institucionet që të marrin masa pasi kjo kompani monopol i ka shumëfishuar fitimet.

Në reagimin e ministres u la të kuptohet se qeveria po verifikon çdo procedurë, dhe po hetohen thellësisht duke kujtuar.

“Nëse  KURUM shpall paaftësi financiare, patjetër që kontratat rishikohen por duhet të shohim zyrtarisht kush është kërkesa e KURUM, pasi ka deklaruar remot, ka deklaruar vështirësi sa i takon pagesave të energjisë. Nuk dua ti hyj kësaj cështjeje.  KURUM është prodhues i energjisë eklektike në 4 hidrocentrale të privatizuara me shkëmbin më tvsh në kohën e PD. Kështu që janë të gjitha cështjet që duhen parë thellësisht. E dini shumë mirë që qeveria Rama nuk ka përtuar për ti hyrë në detaj për të zbardhur të vërtetën" nenvizoi ministrja.

Si bleu KURUM HEC-et 
Kompania KURUM ka blerë 4 hidrocentralet më fitimprurëse të vendit nga qeveria e Sali Berishës, një dekadë përpara. HEC-et Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2, u privatizuan në kundërshtim me ligjin në vitin 2013, pak javë përpara zgjedhjeve elektorale të qershorit të 2013-ës, dhe dëmi i shkaktuar përllogaritet në miliona euro. HEC-et u shitën gjoja për të shlyer detyrimet që shteti i kishte KURUM, për mos pagim të TVSH-së së rimbursuar, praktikë që siç thotë ish ministri i Financave Arben Malaj nuk është përdorur ndonjëherë më parë.

 
Përgjigjja e ministres Balluku ndaj pyetjes së gazetares së Report TV
 

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë

Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë