Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka votuar në Prishtinë në balotazhin për kryetarin e kryeqytetit të vendit, nga ku u bëri thirrje qytetarëve të dalin për ta ushtruar të drejtën e tyre për të votuar.

“Shpresoj që secili prej qytetarëve me të drejtë vote do ta shfrytëzojë këtë të drejtë dhe do të dalë në votime. Kosova e ka demokracinë më të fortë elektorale në rajon, dhe kjo është për shkak të pjesëmarrjes së qytetarëve, për shkak të rregullsisë së proceseve zgjedhore dhe për shkak se gjithmonë organizojmë zgjedhje të lira e demokratike”, tha ajo.


Lajmi kryesor:

Balotazhi në Kosovë/ Pjesëmarrja 32.5%! LDK fiton 5 komuna, LVV dhe AAK nga 4, PDK 3! Lista Serbe rimerr Kllokotin! Mamusha me minoritet turk zgjedh KDPT