Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës fitoi 5 nga 18 komunat që shkuan në balotazh. Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit dhe Aleancs për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj fituan nga 4 komuna. Partia Demokratike e Kosovës arriti të fitojë në 3 komuna. Komuna me shumicë serbe e Kllokotit u fitua nga Lista Serbe, ndërsa komuna e minoritetit turk, Mamusha, u fitua nga KDTP.

Konkretisht, në Prishtinë fitues doli sërish Përparim Rama i LDK-së me 51.5% të votave, ndërsa kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrullah Çeku, merr 46,5 për qind. Në Gjilan, Alban Hyseni nga Vetëvendosje pritet të fitojë me 61,1 për qind, kundrejt Arbër Ismajlit të LDK-së që ka 38.9 për qind.

Gjakovë, Ardian Gjini i AAK-së fitoi me 56 për qind përballë Ardian Golës nga Vetëvendosje, që ka 44 për qind. Në Pejë, Gazmend Muhaxheri i LDK-së fitoi me 61.1 për qind të votave, ndërsa kandidati i Vetëvendosjes, Taulant Kelmendi, ka 39.9 për qind.

Mitrovicë, Faton Peci i Vetëvendosjes është fitues me 53.5 për qind. ndërsa Arian Tahiri nga PDK mori me 46.5 për qind. Në Fushë-Kosovë, fitues del Valon Prebreza i Vetëvendosjes me 55 për qind të votave, përballë Besnik Osmanit të LDK-së që ka 45 për qind.

Ndërkaq në Prizren, Shaqir Totaj nga PDK-ja e rimerr udhëheqjen e komunës me 53.9 për qind, kundrejt kandidatit të Vetëvendosjes, Artan Abrashi, që ka 46.1 për qind.

Vushtri, Ferit Idrizi i PDK-së fitoi me 54.3% të votave, duke mposhtur Sulejman Mehollin e Lëvizjes Vetëvendojse me 45.7%. Rahoveci u fitua nga Smajl Latifi i AAK-së me 53% të votave, përballë Ali Dudës së Lëvizjes Vetëvdosje i cili mori 47%. 

Komuna e Vitit është fituar nga Sokol Hliti i LDK-së me 50.6%, përvballë Asim Ademit të Lëvizjes Vetëvendosje me 49.4%.

Komunat                    Kandidatët

Prishtinë                    Përparim Rama LDK – Harullah Çeku LVV
Prizren                        Shaqir totaj PDK – Artan Arashi LVV
Pejë                            Gazmend Munaxheri LDK – Taulant Kelmendi LVV
Junik                            Ruzhdi Shehu LDK – Agro Kuçi AAK
Dragash                       Bexhet Xheladini LDK – Shaban Shabani PDK
Kaçanik                       Sabedin Vishi PDK – Jeton Raka LVV
Fushë Kosovë           Valon Prereza LVV – Besnik Osmani LDK
Mitrovicë                    Arian Tahiri PDK – Faton Peci LVV
Rahovec                      Smajl Latifi AAK – Ali Dule LVV
Suharekë                    Bali Muharremaj AAK – Ardian Shala LDK
Gjilan                           Alban Hyseni LVV – Arbër Ismajli LDK
Vushtrri                       Ferit Idrizi PDK – Sylejman Meholli LVV
Obiliq                          Xhafer Gashi LDK – Halil Thaçi LVV
Klinë                          Zenun Elezaj AAK – Sokol Bashota PDK
Kllokot                       Bozhidar Dejanoviq Lista Serbe – Sreqko Spasiqi Uniteti Kombëtar Serb

Garën pa balotazh e përmbyllën: Agim Aliu i PDK-së në Ferizaj, Imri Ahmeti i LDK-së në Lipjan, Kadri Rahimaj nga LVV-ja në Kamenicë, Bashkim Ramosaj i AAK-së në Deçan, Ilir Ferati i LDK-së në Istog, Shpejtim Bulliqi i LVV-së në Podujevë, Sami Lushtaku i PDK-së në Skënderaj, Ekrem Kastrati në Malishevë dhe Ramiz Lladrovci nga partia "Për Drenasin Kampion” me Ramiz Lladrovcin në Drenas.

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:50
LDK shpall fitoren në Prishtinë, kryetari Përparim Rama: Faleminderit për besimin! Abdixhiku: Në kryeqytet nisin ndryshimet e mëdha (VIDEO)

 

Përparim Rama i LDK-së, kryetari aktual i Prishtinës, ka shpallur fitoren në kryeqytet. Ai falenderoi qytetarët për besimin që i dhanë edhe për një 4 vjeçar tjetër, ndërsa kërkoi bashkëpunim. 

“Unë e kam shprehur edhe më parë. Jam i gatshëm të bashkëpunoj me të gjithë të cilët i bashkohen vizionit transformues. Projekt i madh që e kemi nisur prej 4 vitesh, dhe tani po e vazhdojmë sërish. Falenderoj nga zemra qytetarët për besimin që më dhanë sërish. I ftoj të gjithë që të na bashkohen dhe të bëjmë një asamble të fortë dhe të fuqishme.”, tha ai.

Ndërsa kryetari i LDK-së,  Lumir Abdixhiku tha rezultati në Prishtinë është i rëndësishëm pasi nga kryeqyteti nisin ndryshimet e mëdha. 

“Kemi garuar në 9 komuna, sonte kemi fituar 5. Në raundin e parë kemi fituar 2. Në disa komuna provohet, angazhohet vjen një kohë dhe në mënyrën më demokratike të ndryshojë qeverisja. Kandidatët tanë duhet të ndihen krenarë për angazhimin e bërë. Në përgjithësi LDK ka një rezultat të jashtëzakonshëm në një garë të vështirë. Nisur nga Prishtina, vazhduar në Pejë...pra janë fitore thelbësore të LDK, me të cilat duhet të shohim edhe frymën e ardhshme në politikë. Jemi të lumtur që Prishtina ka folur e para. Në Prishtinë kemi pasur mbështetjen e qytetarëve. Mos harroni një fakt, në Prishtinë LDK dhe Përparim janë të parët. Prishtina ka reflektuar e para. Të dalë LDK e para si parti në Prishtinë, sepse në kryeqytet nisin ndryshime të mëdha edhe në nivel nacional.", tha ai. 

Ora 20:02
Dalin Exit Poll-et e para për balotazhin në Kosovë, Përparim Rama i LDK fiton sërish Prishtinën! Ja kush e merr Gjakovën, Pejën, Gjilanin, Prizrenin e Mitrovicën

1762714965_dbf22d7fd5fa40d291d9ad431691b9d21.jpg

Pas mbylljes së procesit të votimit për balotazhet e zgjedhjeve lokale në 18 komuna në Kosovë, Klan Kosova ka publikuar edhe Exit Poll-in e parë.

Pak pas mbylljes së qendrave të votimit për balotazhet e zgjedhjeve lokale në 18 komuna në Kosovë, kanë dalë edhe projeksionet e para të sondazheve për rezultatet. Sipas rezultateve, Prishtinën e fiton Përparim Rama i LDK-së me 53,62%, ndërsa Hajrullah Çeku i LVV-së që merr 46,38%.

Në Gjilan, triumfon Alban Hyseni i VV-së me 60,40% kundrejt Arbër Ismajli i LDK-së me 39,60%. Në Gjakovë, Ardian Gjini i AAK-së merr 57.20 për qind ndërsa Ardian Gola i VV-së merr 42.80 për qind.

Në Pejë, parashikimet nxjerrin fitues Gazmend Muhaxherin e LDK-së me 57,72 për qind ndërsa kandidati Taulant Kelmendi i VV-së merr 42,28%. Në Mitrovicë balotazhin e fiton Arian Tahiri i PDK-së me 50,34%, ndërsa Faton Peci i Vetëvendosjes 49,66%. Në Fushë Kosovë fiton Valon Prebreza i VV me 53,45% përballë Besnik Osmani së LDK-së me 53,45%. Prizrenin e rimerr Shaqir Totaj i PDK-së me 55.14% përballë kandidatit të VV-së, Artan Abrashi me 44.86%.

Ora 20:01
Vendoret në Kosovë/ Selia e LDK-së në festë pasi Exit Poll-i nxori fitues Përparim Ramën (VIDEO)

Pas exit-pollet e para, nxorrën fitues kryetarin aktual të Komunës së Prishtinës dhe kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Ramën në zgjedhjet e pjesshme në Kosovë, selia e LDK-së ka festuar.

Në video shihet se qytetarët bërtasin të gëzuar pasi exit-polli nxori Ramën fitues me 52.8%.

Ora 18:03
Vendoret në Kosovë/ KQZ: Pjesëmarrja deri në orën 17:00 ishte mbi 28%

1762708234_aa.JPG

Teksa kanë mbetur edhe një orë nga mbyllja e orarit zyrtar të procesit të votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale, KQZ në Kosovë ka publikuar pjesëmarrjen deri në orën 17:00.

Sipas KQZ, pjesëmarrja në votim deri në orën 17:00 është mbi 28%.

Ora 14:40
Vendoret në Kosovë/ 81-vjeçari shkon të votojë me plis në kokë: Balotazhin ta fitojë ai që është më i miri (VIDEO)

 

Në Prizren, qytetin e dytë më të madh të Kosovës, edhe sot, në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune, Zeke Berisha, 81 vjeç nuk mungoi në qendrën e votimit. Që nga dita kur fitoi të drejtën e votës, ai nuk ka lënë asnjë proçes pa marrë pjesë.

Bashkë me bashkëshorten e tij, Fahrije Berisha, 78 vjeçe, ai u paraqit në qendrën më të madhe të votimit në qytet. Me plis të bardhë mbi kokë, që e mban që në moshën 13-vjeçare, Zeka tha se vota është nder, por edhe obligim moral për secilin qytetar.

‘Votimet e sotme janë si sofra e atyre që janë në Hagë. Kur të kthehen, do ta gjejnë sofrën e gatshme”, thotë ai duke shtuar se shpreson që balotazhin ta fitojë ai që është më i miri.

E njëjtë është edhe historia e Hamdi Morinës, 73- vjeç, i cili ka votuar pa ndërprerje që nga zgjedhjet e para pasluftës. Ai beson se ky raund do të sjellë më shumë stabilitet dhe e sheh të dëmshme që vendi të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme.

“Duhet të zgjedhim njerëzit adekuat që na përfaqësojnë dhe pastaj t’u japim kohë për të punuar”, thotë Morina.

Në këtë raund të dytë, qytetarët e Prizrenit zgjedhin mes Shaqir Totajt të Partisë Demokratike të Kosovës, që kërkon mandatin e dytë, dhe Artan Abrashit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Mbi 191 mijë qytetarë kanë të drejtë vote, ndërsa deri në mesditë pjesëmarrja ka qenë më e ulët se në raundin e parë, por zyrtarët e qendrave të votimit presin rritje të fluksit deri në orën 19:00, kur mbyllet procesi.Sinkrone:Kordinatoret e dy qendrave me te medha te votimit.

Pas Prishtinës, gara më e fortë politike zhvillohet pikërisht në Prizren. Megjithëse komuna ka peshë të madhe politike e ekonomike koalicioni lokal mes LDK-së dhe PDK-së, si dhe epërsia e Totajt në raundin e parë, kanë bërë që Vetëvendosje të mos investojë fort në këtë balotazh, duke e fokusuar energjinë në komunat ku ka më shumë gjasa për fitore.

Ora 13:11
Balotazhi në Kosovë/ Presidentja Osmani voton në Prishtinë: Kemi demokracinë më të fortë elektorale në rajon

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka votuar në Prishtinë në balotazhin për kryetarin e kryeqytetit të vendit, nga ku u bëri thirrje qytetarëve të dalin për ta ushtruar të drejtën e tyre për të votuar.

“Shpresoj që secili prej qytetarëve me të drejtë vote do ta shfrytëzojë këtë të drejtë dhe do të dalë në votime. Kosova e ka demokracinë më të fortë elektorale në rajon, dhe kjo është për shkak të pjesëmarrjes së qytetarëve, për shkak të rregullsisë së proceseve zgjedhore dhe për shkak se gjithmonë organizojmë zgjedhje të lira e demokratike”, tha ajo.

Ora 13:01
Vendoret në Kosovë/ Policia ndalon 2 persona për dhënie dhe marrje ryshfeti në lidhje me votimin

1762689882_aa.JPG

Në Kosovë sot po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve vendore për 18 komuna, ndërsa janë shënuar edhe incidente.

Dy persona janë ndaluar nga autoritetet në komunën e Fushë Kosovës, nën dyshimin se kanë dhënë marrë ryshfet në lidhje me votimin, njoftoi Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Prokuroria tha se e ka sekuestruar një telefon, “i cili do të shërbejë si provë në procedurën e mëtejme hetimore”.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë do të ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme konform dispozitave ligjore për ndriçimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftim.

Kushdo që premton, ofron ose jep ndonjë përfitim ose dhuratë të pamerituar ndonjë personi, me qëllim që të ndikojë atë person për të votuar, për të mos votuar, për të votuar në favor apo kundër një personi apo propozimi të caktuar ose për të hedhur një votë të pavlefshme në zgjedhje apo në referendum, dënohet me burgim prej 1 deri në 5 vjet.

Dhënia apo pranimi i ryshfetit në lidhje me votën në zgjedhje në Kosovë dënohet me burgim prej një deri në pesë, sipas Kodit Penal të Kosovës.

Ora 12:44
Balotazhi/ Krasniqi: Është një ditë e mirë për komunat dhe për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, u bëri thirrje qytetarëve të vendit të dalin dhe të marrin pjesë në balotazhin për kryetarë komunash.

Krasniqi, i cili votoi në Prishtinë, tha se “secili qytetar duhet dhe mund të luajë rol të rëndësishëm për t’u dhënë drejtim komunave ku jetojnë për katër vjetët e ardhshme”.

“Sot në të gjitha komunat ku ka balotazh për kryetar të komunave, unë i ftoj qytetarët që të dalin dhe të marrin pjesë pavarësisht zgjedhjes së parë që kanë bërë. Secili prej tyre mund ta luaj një rol të rëndësishëm për t’i dhënë drejtim komunave ku jetojnë në katër vitet e ardhshme.

Me shpresën që do të kemi një dalje masive dhe substancile që vërtetë do të reflektojë vullnetin e qytetarëve. Uroj që edhe ky proces të shkoj me rregull sikurse rundi i parë. Ditë e mirë për Kosovën, për komunat dhe besoj që përfundimisht do të kemi një përmbyllje të një procesi që i jep drejtim katër viteve të ardhshme”, deklaroi Krasniqi.

Ora 12:31
Vendoret në Kosovë/ Abdixhiku i LDK-së: Në fund të dhjetorit do të kemi festën e ardhshme zgjedhore

 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka kthyer vëmendjen të mundësia e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, teksa votoi në Prishtinë në balotazhin për kryetar të kryeqytetit.

"Nga dita e nesërme do të kthejmë fokusin te zgjedhjet nacionale. Pritjet tashmë janë se në fund të dhjetorit do të kemi festën e ardhshme zgjedhore”, tha ai.

Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare në fund të dhjetorin, pasi partitë parlamentare kanë dështuar ta zgjedhin qeverinë e re, pas zgjedhjeve të shkurtit.

Ora 12:18
Balotazhi në Kosovë, Përparim Rama: Këto zgjedhje definojnë të ardhmen e vendit

 

Foto: Përparim Rama

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Përparim Rama, tha se uron që “të fitojë më i miri" në garën për kryeqytetin në balotazhin e sotëm.

Pasi votoi pak para mesditës, Rama tha gjithashtu se dëshiron t’i falënderojë “të gjithë qytetarët për pjekurinë e maturinë që kanë treguar në këto zgjedhje”.

"Këto zgjedhje janë të rëndësishme nuk definojnë vetëm të ardhmen e kryeqytetit por të ardhmen e gjithë vendit”, tha ai

Ora 12:03
Vendoret në Kosovë/ Konjufca: Ftoj qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të bëhen bashkëpjesëmarrës në ndërtimin e demokracisë

Mandatari për kryeministër, Glauk Konjufca ka hedhur votën e tij, ndërsa u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që të bëjnë të njëjtën gjë.

Ai tha se qytetarët duhet të shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të bëhen bashkëpjesëmarrës në ndërtimin e demokracisë.

“E kryem këtë obligim qytetar, më vjen mirë që sot është edhe moti i mirë dhe i ftoj të gjithë qytetarët të Kosovës që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre në të gjitha komunat ku po mbahet raundi i balotazhit, ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre që të bëhet bashkëpjesëmarrës në ndërtimin e demokracisë. Deri tani, gjithçka ka shkuar mirë, uroj që kështu të përmbyllet ky proces zgjedhor, uroj që të mos kemi asnjë problem, asnjë incident gjatë këtyre zgjedhjeve, e kjo më së miri i bën Kosovës”, u shpreh ai.

Ora 08:56
Vendoret në Kosovë/ Voton kryeministri në detyrë Albin Kurti, thirrje qytetarëve për të ushtruar të drejtën e tyre

 

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve vendore në Kosovë.

Pas daljes nga qendra e votimit, në një prononcim të shkurtër për mediat, Kurti i bëri thirrje të gjithë qytetarëve për të marrë pjesë në proces.

Kurti tha se fletëvotimi ishte i thjeshtë me dy emra dhe njëri prej tyre bëhet kryetar në mbrëmje.

“Gjithçka do të shkojë mbarë e mirë”, tha kryeministri në pëmbyllje të fjalës së tij.

Ora 08:45
Zgjedhjet lokale në Kosovë, qendrat e votimit të hapura deri në 19:00

Vendvotimet në të gjitha komunat në Kosovë ku zhvillohet balotazhi do të jenë të hapura nga ora 7:00 deri në 19:00, sipas Komisionit Zgjedhor të Kosovës.

Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 525 qendra të votimit, me gjithsej 1.648 vendvotime, prej të cilave 507 qendra me 1,628 vendvotime për votimin e rregullt.

Ndërsa, për votim me kusht do të jenë 18 qendra, nga një për çdo komunë, me 20 vendvotime, sipas Komisionit Zgjedhor.