Mandatari për kryeministër, Glauk Konjufca ka hedhur votën e tij, ndërsa u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që të bëjnë të njëjtën gjë.
Ai tha se qytetarët duhet të shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të bëhen bashkëpjesëmarrës në ndërtimin e demokracisë.
“E kryem këtë obligim qytetar, më vjen mirë që sot është edhe moti i mirë dhe i ftoj të gjithë qytetarët të Kosovës që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre në të gjitha komunat ku po mbahet raundi i balotazhit, ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre që të bëhet bashkëpjesëmarrës në ndërtimin e demokracisë. Deri tani, gjithçka ka shkuar mirë, uroj që kështu të përmbyllet ky proces zgjedhor, uroj që të mos kemi asnjë problem, asnjë incident gjatë këtyre zgjedhjeve, e kjo më së miri i bën Kosovës”, u shpreh ai.
Lajmi kryesor:
Balotazhi në Kosovë/ Pjesëmarrja 32.5%! LDK fiton 5 komuna, LVV dhe AAK nga 4, PDK 3! Lista Serbe rimerr Kllokotin! Mamusha me minoritet turk zgjedh KDPT








