Mario Baloteli është kryqëzuar ashpër pas eliminimit nga Kampionati Botëror i Brazilit. Sulmuesi kishte disa raste të mirë për të shënuar, por si me Kosta Rikën dhe Uruguain shpërdoroi shumë duke dërguar Italinë në shtëpi përpara kohe. Kaq ka mjaftuar që tifozët të zhgënjyer ta cilësojnë si një italian të natyralizuar.

Komenteve dhe fyerjeve të shuma, Baloteli u është përgjigjur me një reagim të ashpër. “Jam Mario Balotelli 23 vjeç dhe nuk kam zgjedhur të jem italian. E doja fort, pasi kam lindur dhe jetuar në Itali. Besoja shumë te ky Botëror dhe jam i trishtuar, i zemëruar dhe i zhgënjyer.

Po, ndoshta mund të shënoja ndaj Kosta Rikës, keni të drejtë, e pastaj? Cili është problemi? Ndoshta është që të gjithë dëshironi ta thoni? Fajin këtë herë nuk e mbaj të gjithin unë, sepse Mario ka dhënë gjithçka për kombëtaren, prandaj kërkoni një tjetër shfajësim. Mario Balotelli e ka ndërgjegjen e qetë dhe është gati të ecë përpara me kokën lart. Jam krenar që kam dhënë gjithçka për “Vendin Tuaj”. Apo, ndoshta siç e thoni edhe ju, nuk jam italian.

Afrikanët nuk do ta hidhnin kurrë poshtë “vëllanë” e tyre. Nuk është turp të gabosh në një rast goli apo të vraposh më pak se të tjerët. Të turpshme janë këto gjëra, italianë të vërtetë! Apo jo?” mbyllet deklarata e sulmuesit të kaltër që zhgënjeu totalisht.



d.b/shqiptarja.com