Futbollisti i njohur Mario Balotelli është shprehur për herë të parë në lidhje me ish-dashurën e tij Raffaella Fico si dhe për vogëlushen Pia.
Ai ka theksuar se kjo histori ka ndikuar edhe në rendimentin e tij në fushën e lojës.
Ai nuk ka lënë pa përmendur as problemin rreth atësisë së vogëlushes duke thënë se vazhdon ta kërkojë testin e ADN-së dhe që do të përmbushë detyrimet e tij nëse testi del pozitiv.
“Shpresoj që gjykatësit të mos më urdhërojnë vetëm për të derdhur paratë, sepse dëshiroj edhe të bëj rolin tim si prind, të jem i kujdesshëm që askush të mos dëmtojë të ardhmen e vajzës time”.
Sa i përket kalendarit “hot” të bërë prej Ficos, Balotelli e ka cilësuar diçka jo pozitive sa i përket imazhit të një prindi.

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com