/ATSH/. - Mario Balotelli, i cili ka zhgënjyer me paraqitjet me ekipin e Liverpool, gjithsesi mund të kënaqet me faktin që kurorëzohet si mbret i zonës së rrjeteve sociale.

Mario Balotelli është etiketuar si King of Twitter 2014, Mbret i Twiterit, për vitin që po lëmë pas, shkruan gazeta britanike Daily Mail.

Sulmuesi i Liverpoolit, edhe pse nuk ka lene mbresa me paraqitjet e tij në fushën e blertë, ka qenë jashtëzakonisht produktiv me 140 karakteret e lejuara në komente duke ngjallur më shumë reagim nga gjithë të tjerët.

Edhe pse jo me gola, Balotelli ka bërë të flitet shumë për të gjatë këtij viti, por çështja është se në më të shumtën e rasteve ka ngjallur reagime negative ndaj tij.