Bamirësitë e shumta të Rihannës
Harvardi e nderon me çmimin e vitit

Bamirësitë e shumta të Rihannës<br />Harvardi e nderon me çmimin e vitit
Këngëtarja Rihanna njihet për suksesin e saj, për skandalet e panumërta, për lidhjet dhe ndarjet por e panjohur për shumë njerëz është ana humane e saj.

Ndërsa nuk janë të paktë artistët me të ardhurra marrëmendëse që dorëzohen te droga apo mbyten në borxhe, Rihanna e ndan dobishmërinë e fitimeve të saj me shumë njerëz.

Universiteti i Harvardit mendon se Rihanna shkëlqen si diamand kur është puna te filantropia.  Fituesja e çmimit Grammy Aëard është nderuar me çmimin “Humanitarja e vitit” nga Univeristeti i Harvardit.
 
Universiteti është shprehur se ka zgjedhur Rihannën për shkak të përfshirjes së saj në një numër të madh kauzash bamirësie.
 
Ajo ka ndërtuar një qendër për të diagnostikuar dhe trajtuar kancerin e gjirit në vendlindjen e saj Barbados.
 
Gjithashtu krijuar Fondacionin “Clara Lionel”, me emrat e gjyshërve të saj për studentët nga Karaibet që ndjekin kolegjin në SHBA.
 
Rihanna mbështet edhe Partneritetin Global për Edukimin dhe Projektin e Qytetarit Global duke siguriar mundësitë e shkollimit për më shumë se 60 vende që janë në zhvillim.
 
Fituesit e mëparshëm të këtij çmimi përfshijnë aktorin James Earl Jones dhe aktivisten Malala Yousafzai.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD