“Falenderoi nga zemra përfaqësuesit e medias që keni qenë bashkëudhëtarë në tranzicion, por jam i bindur dhe në konsolidimin e demokracisë. Media është një element substancial shumë i rëndësishëm që hyn në familjen e çdo shqiptari. Uroj të jeni të vërtetë për cilindo, sepse mesazhi që jep media duhet të jetë i lidhur me të vërtetën.”- tha Topi, para se të ulej në tryezën me miqtë e tij, ish deputetë të PD-së, drejtues të FRD-së që ishte organizuar në një nga restorantet në zonën e Parkut Kombëtar pranë fakultetit Histori- Filologji.
Presidenti Topi, gjatë presidencës së tij shpesj ka atakatuar Televizionin Publik Shqiptar, si një televizion që paguhet me taksat e gjithë shqiptarëve, që po u shërben vetëm qeveritarëve. Edhe në raportet e KKRT-së është konstatuar se hapësira televizive që i lihej aktiviteteve të presidentit Topi ishin shumë herë më të vogla se ato që i liheshin aktiviteteve të qeverisë dhe të parlamentit.
(sg/shqiptarja.com)