Ban Ki-Moon: 2013 vit i progresit
politik për Kosovën dhe Beogradin

Ban Ki-Moon: 2013 vit i progresit<br />politik për Kosovën dhe Beogradin
SHBA- Në raportin e parë për 2014 që përfshin një periudhë raportuese të vitit të kaluar, Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki Moon, nënvizoi se “2013-ta ishte një vit i progresit të konsiderueshëm politik për Beogradin dhe Prishtinën, që kulmoi me marrëveshjen historike të 19 prillit”.
 
Sipas Ban Ki-Moon, ky vit shënoi një progres të rëndësishëm në zbatimin e kësaj marrëveshje dhe hapave drejt normalizimit të marrëdhënieve. Ai thotë se krahas këtij progresi themelor në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, të dyja palët kanë arritur edhe përparim thelbësor në objektivin e tyre për bashkëpunim më të ngushtë me institucionet e Bashkimit Europian.
 
Ai shtoi se mirëpret vendimin e Këshillit të Europës për të filluar bisedimet rreth anëtarësimit me Serbinë, si dhe negociatat mbi marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Kosovën.
 
Sekretari i Përgjithshëm nuk harroi të përmendë dhe zgjedhjet e mbajtura në Kosovë duke i cilësuar ato si të suksesshme.
 
Në rekomandimet e tij për vitin 2014, Ban Ki-Moon thotë se duhet të vazhdojnë përpjekjet për konsolidimin e këtyre arritjeve të rëndësishme drejt stabilitetit, prosperitetit dhe një pajtimi rajonal.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh