Ban Ki Moon në Kosovë – asgjë më shumë se kujtesë për problemet serioze të vendit

Ban Ki Moon në Kosovë – asgjë më shumë se kujtesë për problemet serioze të vendit
Vizita e Ban Ki Moon në Kosovë të martën është e para e një Sekretari të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, që nga koha kur shteti i vogël shpalli pavarësinë e vet të kontestuar në vitin 2007. Vizita ishte kundërthënëse dhe duket e pagjasë që do të sjellë ndonjë zgjidhje të shpejtë të çështjes së sovranitetit të Kosovës. Por të paktën i kujton botës se ky vend, bashkë me problemet e tij serioze, ekziston.

Vizita ishte pjesë e një turi më të madh në Ballkanin Perëndimor – Ban ishte në Beograd të hënën dhe në Slloveni më 20 korrik. Ai është, të paktën në letër, duke vizituar Kosovën për të kontrolluar prezencën e atjeshme të OKB. Kjo në fakt është e pa ndonjë rëndësi këto ditë, sepse misioni i OKB në Kosovë, UNMIK, ia kaloi shumicën e përgjegjësive të tij misionit të BE, EULEX, dhe autoriteteve kosovare. UNMIK tani është aty sa për të informuat zyrat qendrore të OKB për ngjarjet në rajon.

“Nuk ka pritshmëri të mëdha rreth kësaj vizite”, tha Krenar Gashi, drejtor ekzekutiv i Institutit të Politikave të Zhvillimit një think-tank me qendër në Prishtinë. “Por mund të ndihmojë që Kosova të ketë edhe njëherë vëmendjen e botës”.
Ndërkohë që shumica e globit mund të ketë pushuar së menduari rreth Kosovës, Serbia natyrisht nuk e ka bërë këtë. Pozicioni i saj thellësisht i çuditshëm rreth asaj që ajo e konsideron si provincë e shkëputur, mbetet i pandryshuar.

Ivica Daciç, kryeministri i zgjedhur i Serbisë, ka pranuar se raportet me Kosovën janë pengesa kryesore që ndalon fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Europian, gjë të cilën qeveria e tij në pritje ka synim të nisë nga fundi i vitit. Ai bashkë me presidentin Tomislav Nikoliç, një ish-ultranacionalist i cili tani predikon rëndësinë e anëtarësimit në Bashkimin Europian, kanë dhënë shenja gatishmërie për të vazhduar negociatat me palën kosovare dhe për të implementuar marrëveshje në fusha të ndryshme. Kjo pavarësisht faktit se të dy ata ishin të lidhur ngushtë me Slobodan Millosheviçin, i cili hapi luftë në fund të viteve ‘90 në përpjekje për ta mbajtur Kosovën si pjesë të Serbisë.

Megjithatë, Serbia nuk ka gjasa që ta njohë qeverinë e Kosovës në të ardhmen e afërt. Siç nuk do bëjnë edhe mbështetësit e saj Moska dhe Pekini. Siç Daçiç i tha radios gjermane Deutsche Welle së fundi:
“Ne duhet ta organizojmë planin tonë në lidhje me Prishtinën në një mënyrë që nuk vë në rrezik lëvizjen tonë drejt Bashkimit Europian dhe në një mënyrë që Serbia nuk është e detyruar të njohë Kosovën dhe Metohinë si një shtet i pavarur”.
Sidoqoftë Gashi-një kritik i qëndrimit të Beogradit në lidhje me Kosovën-është skeptik. Ai nuk pret ndonjë lëvizje serioze sa i takon hapave për anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Europian në afat të shkurtër dhe shqetësohet se qeveria e re serbe do të jetë edhe më pak “negociatore” sesa paraardhësja e saj.
(gm.Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij