Ambientet ku ishin vendosur laboratorët e kokainës në Fushë-Labinot ishin të modifikuara nga jashtë si stallë lopësh. Policia e Shtetit bëri me dije mbrëmë se dy laboratorët ishin të vendosur në këto ambiente ndërsa një tjetër ambient ishte i përcaktuar si magazinë për ruajtjen e drurëve.

Gjithçka është zbuluar në bazë të informacioneve të mbledhura nga policia dhe prokuroria në fazën e hetimeve, por edhe nga mbikëqyrja e anëtarëve të grupit kriminal, lëvizjet e të cilëve kanë zbuluar edhe vendpërpunimet e lëndës së kushtueshme. Ambientet ishin brenda ish-magazinave të rezervave të shtetit të braktisura dhe jofunksionale që në vitet 1997.

Ambientet ishin të marra me qira dhe që përdoreshin për qëllime nga më të ndryshmet. Gjithashtu në këto magazina, mësohet se një pjesë e tyre shërbenin edhe për grumbullim të bimëve medicinave.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)