Banda e PD-së në përgjimet e Bild, Noka te '5 Pyetjet': Te shtabi i PS-së shkova për ballafaqim (Rrëfimi)

Banda e PD-së në përgjimet e Bild, Noka te '5 Pyetjet': Te shtabi i PS-së shkova për ballafaqim (Rrëfimi)

Gazeta gjermane 'Bild' publikoi sot 16 përgjime të reja nga dosja "184" mbi zgjedhjet vendore të vitit 2016 në Dibër. Një prej bisedave të përgjuara përfshin edhe kryeministrin Edi Rama më një zyrtar lokal, Arben Keshi, që kishte kompetencën e Partisë Socialiste në komunën e Maqellares.

Në bisedë, Rama e pyet nëse u arritën objektivat, pra nëse PS ka fituar apo jo, por në asnjë moment nuk flitet as për blerje votash as për manipulime. Përfaqësuesi i PS e qetëson Ramën duke e siguruar që nga informacionet e marra nga komisionerët, kishte pritshmëri të mëdha.

Nga biseda del dëshmia, të cilën Bild e anashkalon pa e përmendur fare, mbi veprimet e një bande të Partisë Demokratike të drejtuar nga ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka që përndiqte dhe kërcënonte përfaqësuesin socialist. Në bisedë Arben Keshi tregon për një pritë gjatë natës, ku 50 veta e kishin ndjekur, por ai i shpëtoi në minutat e fundit duke u futur tek shtabi pranë hotelit ku ai flinte, por i kanë dhunuar djalin e tij.

Pra më shumë se blerje e votave nga ky përgjim del përpjekja për ta mbrojtur votën nga banda e Lulzim Bashës. Për të folur mbi këtë cështje ishte i ftuar sonte në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' Flamur Noka, i cili shpjegoi rolin e tij në zgjedhjet e para tre viteve në Dibër.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:46
A rrezikohet Lulzim Basha? Noka: Inskenim idiot, gjellë qensh e gatuar nga Rama

Partia Demokratike foli sot për një takim që Ministri i Brendshëm pati në zyrën e tij me punonjësin e gardës që njëherësh është edhe shoqërues i kryedemokratit Basha, takim në të cilin Sandër Lleshaj - gjithmonë sipas PD-së, i ka thënë gardistit Feim Dollapi, se liderit demokrat Lulzim Basha i kanoset rrezik.

Kreu i shtetit u vendos në lëvizje dhe thirri në takim, kryetarin e Shërbimit Informativ Kombëtar, Helidon Bendon dhe kreun e Gardës së Republikës së Shqipërisë, Gramoz Sako. Por si e komenton Flamur Noka?

"E gjitha është për të eklipsuar mega skandalin e kapjes me presh në dorë të Edi Ramës. Të njëjtat insinuata Rama i shpërndante edhe në kohën e Tahirit. Unë e di se kam qenë ministër i Brendshëm dhe e di si operohet kur ke një informacion, është idiotësi klasike të thërrasë ministri bodigardët.

Ky është inskenim idiot për t'u bërë lajm, përralla, kjo është gatuar nga zyra e Ramës, është gjellë qensh" tha ai.

Ora 21:46
'S'kemi çfarë të themi më, të premten flasin qytetarët'/ Çfarë po paralajmëron Noka?

Të premten opozita do të zhvillojë protestën e nëntë kombëtare duke kërkuar largimin e Ramës, por cfarë do të ndodhë në tubim pas daljes së përgjimeve të reja?

"Do të ndalet dhe do të ikë, por se si nuk mund të të them, qytetarët do të flasin ditën e premte, është histori tjetër ajo, është skandal.

Në datë 30 qershor e dinë shqiptarët se cfarë do të ndodhë, pas këtij mega skandali. Ne nuk kemi se cfarë të themi më" tha Noka.

Ora 21:43
A ia dha PD-ja përgjimet Bild-it? Noka: Opozita nuk di gjë, por ka të tjera! Meta burrë shteti

Flamur Noka mohoi akuzat se është PD-ja ajo që i dha përgjimet gazetës gjermane. Ai tha se opozita nuk di asgjë më shumë se ajo që është shfaqur, por 'çuditërisht' në vijim shtoi se 'Në përgjime të tjera del se këta të dy (Robert Ago dhe Arben Keshi) kishin të gjithë zonën në patronazh për kanabisin" thotë ai.

"Këta janë teori konsperative që përdorte sigurimi i shtetit dikur. Nuk kemi asnjë lidhje, ne dimë vetëm këtë që doli sot këtu, kaq di opozita,  nuk mund ta lejojmë të kalojë. Edi Rama nuk mund të rrijë më aty. Po qe se duam të merremi me teoritë konsperative është 'bull shit'.

Sa herë i lypet për të eklipsuar këto skandale përdor veglat në prokurori. I urdhëron politikisht dhe ato i binden sikur ti kishte sekretare, verbërisht. Pse prokurorja nuk ka bërë asnjë ditë punë për të zbardhur këtë mega krim elektoral" tha ai.

Më pas ai vlerësoi edhe Ilir Metën për vendimin për anulimin e 30 Qershorit. "Ky është akt burri shteti, por Edi Rama është peng i krimit".

Ora 21:21
Noka: Si mund të thërrasësh Bashën në prokurori? Rama le t'i tregojë përrallat Zahos

Lulzim Basha sot refuzoi që të shkonte në prokurori, ku do i komunikohej zyrtarisht akuza për lobmin rus në SHBA, por lideri i opozitës nuk shkoi duke kërkuar më parë të njihet me faktet. Por si e komenton Noka këtë veprim?

"E para është inskenim politik, e gjitha ajo është montaturë politike në zyrat e prokurorisë private të PS-së. Gjithcka thuhet për kryetarin e opozitës. Basha ka zhvilluar aktivitet legal lobimi në SHBA, përrallat e tjera t'ia tregojë Zahos, Edi Rama. Po si mund të thërrasësh ti kryetarin e opozitës? Në dijeninë time Basha respekton ligjin por jo bandën politike" tha ai.

Ora 21:05
'Bild' për Dibrën/ Noka: Jo vetëm blerje votash, kishin parcela me kanabis, Rama të largohet

Për Flamur Nokën pas daljes së përgjimeve të reja, Edi Rama duhet të largohet nga posti. "Ky zotëria me Robert Agon është pronar i parcelave me kanabis atje. Rama u kap me zë dhe figurë duke urdhëruar për të blerë votat. Edi Rama nuk mund të rrijë më në atë karrige, pasi përfaqëson Keshin, Agon, Avdylajt.

Është kapur në terren, e kemi treguar me gisht. Ishin të ndara parcelat, ky është shteti dhe pushteti, që bënte gjithcka. Unë nuk marr tagrin që të bëj kontroll bisedash, por ajo që ka dalë është që kemi në cdo përgjim pushtetarë të lidhur me banditë. A është votë qytetare kjo? A është votë e lirë?PD-ja kurrë asnjëherë nuk ka blerë votë".

Ora 20:51
'Më bëri pritë'/ Noka flet pas daljes së përgjimeve: Te shtabi i PS-së shkova për ballafaqim (Rrëfimi)

Nga biseda e përgjuar që u publikua sot del dëshmia, të cilën Bild e anashkalon pa e përmendur fare, mbi veprimet e një bande të Partisë Demokratike të drejtuar nga ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka që përndiqte dhe kërcënonte përfaqësuesin socialist. Në bisedë Arben Keshi tregon për një pritë gjatë natës, ku 50 veta e kishin ndjekur, por ai i shpëtoi në minutat e fundit duke u futur tek shtabi pranë hotelit ku ai flinte, por i kanë dhunuar djalin e tij.

Pra më shumë se blerje e votave nga ky përgjim del përpjekja për ta mbrojtur votën nga banda e Lulzim Bashës. Për të folur mbi këtë cështje ishte i ftuar sonte në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' Flamur Noka, i cili shpjegoi rolin e tij në zgjedhjet e para tre viteve në Dibër.

"Ajo që është thelbësore dhe alarmante në këtë situatë është që pas cdo përgjimi, fshihen qeveritarë të lartë të pushtetit dhe kulmojnë me përfshirjen e kryeministrit, ministrave dhe deputetëve. Blerja e votës nuk ka qenë spontane apo e lokalizuar diku, po dalin cdo ditë dhe Bild po i bën publike, pasi gjithcka është e kapur nga Rama në Shqipëri. Skandalet janë ulëritëse ku përfshihet direkt kryeministri në blerje, manipulim dhe shantazhim. Vjedhja e votave ka qenë e instrumentalizuar nga krimi në pushtet dhe arkitekti ka një emër; Edi Rama. Unë kam qenë dëshmitar i një ngjarje të tillë.

Kishim informacione nga banorë të zonës nga qytetarë të Maqellarës, cdo ditë që intimitoheshin dhe kërcënoheshin nga ky Arben Keshi, shefi i komisariatit Robert Ago, kush nuk pranonte blerjen, ishin dy persona, zyrtarë të lartë të shtetit, i vërtetojnë përgjimet. Ju dëgjoni Arben Keshin, por është edhe Ago, që kishte shkuar derë më derë dhe paganin para dhe kush nuk pranonte këta e kërcënonin.

Kam pasur atë ditë disa qytetarë me vete dhe doja ti ballafaqoja pse i kërcënoni? Ata kërkonin që ti ballafaqonim pasi u kërcënuan nga këta dy persona. Dhe unë isha i detyruar ti kontaktoj. Kisha një informacion se thasët me para i kishte në makinë dhe e pranon edhe vetë ai se iku për dy minuta, se mund ta kishim kapur me thasët me parë.

Po a pati incidente? Kishte mes banorëve dhe njërit prej ushtarëve të këtyre që merrej me shit blerjen e votave. Incident normal sikur ndodh në fushatë. Isha dëshmitar i kësaj maskarade. Atë ditë dolëm se kishim informacion se kishte thasë me para. Më pas shefi i komisariatit u gradua, ndërsa për këtë Keshin nuk kam informacion, e kanë cuar oficer krimesh në Dibër, e rikthyen prapë në polici" tha ai.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anna: 18/06/2019 09:12

    Nuk besoj se ka ekzistuar ndonjeherre ballafaqimi ose mirkuptimi tek ti. Ballafaqimi nu behet me 50 "trima " por me 50 trendafila o karafil .

    Përgjigju
  • Nik: 18/06/2019 07:54

    Preshi u kap me presh etj sa ka vajt kilja preshit mer trap.O analfabet kush do te japi voten ty qe ti ndryshosh jeten?

    Përgjigju
  • KASAP REXHDP LEKA [ KEPI ]: 17/06/2019 22:41

    Ore po ti mor qelbësir që del në përgjime nuk quhesh o fundërrin së bashku . Po pse me dy standarte babaramo apo kshu do ai . Mjer Shqipria.

    Përgjigju
  • leka: 17/06/2019 21:29

    Ti ir debil do dru nga mjesi ndark ,se boll je tu e kruejt .Ke Ranen po tkish qene na i tjeter te kishte rras mren or Nul M9ka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen