Meta vihet në lëvizje për sigurinë e Bashës, thërret në takim kreun e SHISH

Meta vihet në lëvizje për sigurinë e Bashës, thërret në takim kreun e SHISH

Teksa për rrezikun që vetë ai deklaroi publikisht se i kanoset vendit më 30 qershor, duke bërë që të anulojë zgjedhjet, nuk thërriti as Këshillin Kombëtar të Sigurisë, këtë të hënë, mjaftoi një letër e sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhi, që kreu i shtetit të thërrasë në takim, kryetarin e Shërbimit Informativ Kombëtar, Helidon Bendon. 

Në takim mësohet se është edhe kreu i Gardës së Republikës së Shqipërisë, Gramoz Sako.

Kjo kërkesë e tij, mësohet se është bërë pas letrës që Bardhi i dërgoi sot ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, ku fliste për një takim që ka ndodhur sipas tij të premten në orën 15:00 mes Lleshajt dhe një punonjësi të gardës, njëherazi shoqërues i kryedemokratit Basha.

Sipas Bardhit, gardisti i ka treguar se në takimin në zyrën e Lleshajt, ministri i ka thënë që lideri demokrat është i rrezikuar dhe se gardisti Feim Dollapi do duhej t'i thoshte verbalisht nëse Basha do të kërkojë masa shtesë. Në letrën e Bardhit thuhet se mënyra e dhënies së këtij infoamcioni është jashtë rregullave ligjorë, ndërkohë që i kërkon Lleshajt të shprehet nëse ky informacion është i bazuar në fakte, në të kundër sekretari i përgjithshëm i PD-së, thotë se ky është një shantazh politik. 

Ende nuk dihet nëse takimi ka ndodhur vërtetë pasi nga Ministria e Brendshme ende nuk ka një reagim.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kometa 001: 17/06/2019 13:58

    Me kercenimet ndaj Rames deri edhe ndaj familjes se tij, mund te shkruhen skenar per filma horror. Per keto nuk ka degjuar Presidenti yne, nuk ja do loja. Cfare pafytyresie!

    Përgjigju
  • Hinglateri: 17/06/2019 13:37

    Aferim....

    Përgjigju
  • Emigrant: 17/06/2019 13:34

    Z ILIR META VAZHDO PUNEN SHUMICA E POPULLIT VLERSON PUNEN TENDE EDHE PO TE VEPROJE ISH SIGURIMI I DIKTATORIT DO MBETESH PER SHQIPETARET NJE J F KENEDY

    Përgjigju
    • MUNI -ka: 17/06/2019 14:05

      emigrant te gjiri i lalzit vazhdo ashtu sic te mesuar partia.mos degj keta qe thone per florririn se nuk e morem te gjithe ne por mori ca dhe saliu/ve luftojm per popullin qe nuk na kercet,

  • ROZA: 17/06/2019 13:11

    PLEHER

    Përgjigju
  • Enxhi: 17/06/2019 12:36

    Fytyre e ndyre,ja ke sjellur ketij populli ne maje te hundes Ilir Sharlatani,boll do te thote boll se e ke bere balte me intrigat dhe sajesat tua te paskrupullta,populli nuk do ta fale kurre kete sjellje harbute ty dhe Mones.

    Përgjigju
  • Like: 17/06/2019 12:21

    O Zot sa i peshtire ky koklope,as te maja e gishtit nuk i afrohesh Edi Rames,sa here e ke vene me te ke dale i humbur me bisht nder shale,vetem per intriga e poshtersi je, po ketu ja kalon je njelloj me Sali Kriminelin.

    Përgjigju
  • popull: 17/06/2019 12:18

    Populli te urren pa mase,te sugjeroj te besh nje sondazh (fatmiresisht nuk blihen) e do shikosh se c'fare mbeshtetje gezon ti kryehajdut intrigant dhe fallxhorja jote qe meroj dynjane,nje llapaqene rrugace.

    Përgjigju
  • Arbëri: 17/06/2019 12:18

    Së pari duhet sa më shpejt ta arrestoni kryekeiminelin Ilir floririn...!!! Ky është ai që së bashku me sali bashiqin dun që të provojn grushtshtet dhe vllavrasje, më shumë se 400 elit rus jen mbrenda në Shqipëri për këtë arsye !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja