Banda e Rinasit, Avdulaj: 300
mijë euro i harxhova në kazino

Banda e Rinasit, Avdulaj: 300<br />mijë euro i harxhova në kazino
Dy javë pas arrestimit nga policia autorët e dyshuar të grabitjeve të blindave me para në aksin Qafë Kashar-Rinas duket se kanë kopjuar Ardian Bitrajn, të dënuar për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë.

Të pyetur për destinacionin e parave ata kanë deklaruar se i kanë harxhuar në bixhoz dhe paratë që kishin ruajtur ishin ato të fshehura në tenxheret e presionit. Në dëshminë e tij Neim Avdulaj ka treguar se në kazino dhe lojra fati të tjera ka lënë një sasi prej rreth 300 mijë euro.

Paçka këtij versioni blutë e Tiranës dhe prokurorët e Krimeve të Rënda janë duke hetuar për investimet që mund të kenë bërë të arrestuarit mes tyre Neim Avdylaj, Admir Cerpja, Fation Xhyliu, Dash Kupa, Detion Memlikaj dhe Ernest Kupa.

Dyshimet e hetuesve janë se këta shtetas një pjesë të parave nga 7 milion euro i kanë investuar në blerje pasurish përfshi dyqane e banesë në Tiranë, Durrës, Vlorë, Laç, Shkodër e Elbasan.

Sherri për 70 mijë euro
Një konflikt mes Neim Avdulaj dhe Admir Çerpjas për ndarjen e sasisë prej 3.2 milion eurove, ka sjellë xhelozitë mes tyre. Admir ose Xhuliano Çerpja, është një nga grabitësit që ka bashkëpunuar me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Çeprja ka rëfyer para prokurorëve të dosjes se ai ishte një nga personat që kishte rolin e vëzhguesit, në dy grabitjet e kryera të blindave me para, atë të 3 dhjetorit 2015 dhe shkurtit 2017.

I arrestuari në Dibër, ka treguar se ka pasur rolin e vëzhguesit, nga pika e doganës në Tiranë, deri tek kthesa e Rinasit, ku pikërisht nga këta ka njoftuar, grupin tjetër si si Enest Kupën dhe Admir Murataj. Çerpja tregon se sasia e parave është ndarë në banesën e Neim Avdulajt në Yzberisht, që ndodhet mbi lokalin “Tomi-Xhery”.

Ai më tej ka shtuar se pas grabitjes së 9 shkurtit në afërsi të Rinasit, ka qenë Dash Kupa dhe Admir Murataj ata që i kanë dërguar paratë e shpërblimit për informacionin e dhënë në banesën e Neim Avdulajt. Ky i fundit, thotë Çerpja, në banesën e tij që ndodhet në Yzberisht, ka shpërndarë paratë e shpërblimit, për të cilat ai kishte kontestime. “Më dhanë rreth 70 mijë euro në total, në valutë paund, euro dhe dollarë që ishin prerje të vogla.

Unë doja më shumë, ka thënë Çerpja, por Dash Kupa nuk pranoi të më jepte, pasi mori edhe ai këstin e tij nga paratë e shpërblimit për dhënien e informacionit”-ka pohuar çerpja. Para se të largohej nga banesa e Neim Avdulajt, ky i fundit e kishte porositur Admir Çerpjën që parat t’i fshihte në një tenxhere me presion dhe t’i groposte.

“Stëvitje natën për grabitjen”
Për të realizuar me sukses grabitjen e furgonave me para,anëtarët e grupit kriminal, kanë kryer disa herë stërvitje gjatë natës. Kjo stërvitje, është bërë pikërisht në vendin ku në dy raste janë grabitur gati 6.5 milion euro në rrugën Vorë-Rinas. Ky detaj është treguar në gjykatën e Tiranës nga i penduari i këtij grupi kriminal, shtetasi Fation Xhyliu.

Ky i fundit shfaqi pendesë në gjyq duke treguar me imtësi të gjithë nizimin, stërvitjen dhe më pas ndarjen e lekëve, ku sipas tij ai ishte paguar më pak, duke i dhënë një sasi të vogël paund, me argumentin se ska pasur rol të rëndësishëm në grabitje, por vetëm kishte qënë vëzhgues.

Megjithëse shfaqi pendesë Xhyliu, është lënë në burg nga gjykata e Tiranës, ndërkohë tregoi se përgatitja për një grabitje zgjaste deri në tre muaj, pasi siguroheshin, veshjet, armët dhe automjetet që duhet të përdoreshin. Bashkë me të, në burg është lënë dhe ish-pjesëtari i forcave komando të ushtrisë Ditjon Memlikaj,ndaj të cilit prokuroria ka kërkuar masën e “arrestit në burg”.


Redaksia Online
(dy.bShqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit